MENU
klinika

Nisi nga sulmi me armë...

Reperi i famshëm rrezikon burgim të përjetshëm

20.11.2018 - 21:37

Pak javë më parë një sulm me armë në rezidencën ku Kanye West, Nicki Minaj dhe Tekashi 69 po xhironin klipin e ri, është bërë shkak për hulumtimin e çështjeve kriminale të këtij të fundit.

Pasi u zbulua se ishte në një bandë kriminale pjesë e të cilës ishin edhe pjesëtarë të skuadrës së tij menaxheriale, Tekashi është arrestuar mbrëmjen e kaluar.

Reperi i hitit “Fefe” është fajtor për vjedhje, armëmbajtje pa leje, për posedimin e lëndëve narkotike, për kërcënime dhe shantazhe kundrejt artistëve të tjerë në Hollywood dhe për të gjitha këto pritet të dënohet rëndë.

Gjykata e Los Angeles ka lënë nën arrest të riun, ndërkohë që vendimi për dënimin e tij është ende duke u shqyrtuar. Ai pritet të marrë minimumi 25 vite burg, por mund të dënohet edhe me burgim përjetshëm.