MENU
klinika

Ekspozita ‘Nën presion’

Rikthim në arkitekturën socialiste të Shqipërisë

22.11.2018 - 12:40

Është çelur dje në Kosovë ekspozita “Nën presion”, me fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri, duke tejkaluar kufijtë kulturorë Kosovë – Shqipëri.

Ekspozita hapi dyert për të mirëpritur një numër të madh vizitorësh të cilët ishin kuriozë për të zbuluar gjithçka që ishte rezervuar për ta.

Autorët e kësaj ekspozite ishin Gjergj Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai dhe Enrico Fontanari dhe e mundësuar nga Eliza Hoxha dhe Ilir Gjinolli.

Në këtë ekspozitë u prezantuan tetë episode, ku secili episod kishte pikat, elementet kryesore dhe karakteristikat e tij. Ambjenti në ekspozitë ka qenë një ambjent i ngrohtë, mikpritës ku mbas dallohej edhe flamuri kombëtar.

Kjo ekspozitë shpalosi dje gjithçka çfarë fshihet pas ndërtesave të shumta në Shqipërinë tonë, sa të bukura, aq edhe unike. Shumë pak dinë se çfarë rrëfimi fshihet pas tyre.

Në fjalën hapëse të kësaj ekspozite fillimisht foli drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani e cila vlerësoi këtë iniciativë të shumëpritur. Ajo më pas prezantoi para të pranishmëve autorët e ekspozitës për t‘ja kaluar fjalën kuratores Eliza Hoxha.

Periudha e cila trajtohet në këtë ekspozitë është koha e komunizmit ose socializmit të interpretuar në hapësirë ose në formë.

Domethënë relacioni midis pushtetit dhe arkitekturës është një prej temave kryesore që shqyrtohet brenda kësaj ekspozite. Kjo ekspozitë është e rëndësishme sidomos për të rinjtë, të cilët shumë pak dinë për kontekstin e socializmit dhe komunizmit.

Njëra nga autorët e kësaj ekspozite, Denada Veizaj, tha se ky projekt fillimisht lindi si një kuriozitet profesional.

Ekspozita do të mirëpres edhe shumë vizitorë të tjerë për të ndarë bashkë gjërat që ndoshta si keni ditur më herët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Marubi në Milano me ekspozitën “Rituali Fotografik”