MENU
klinika

Në pritje të albumit

Rita flet për meshkujt: S’kam kohë, shkoj me vrap në shtëpi

11.11.2018 - 11:35

Pas pak ditësh Rita Ora ka njoftuar se do të nxjerrë albumin e saj të ri dhe impenjimi te muzika gjatë kësaj kohe është mjaft i madh për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Me talentin e saj ajo ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve anembanë botës. Së fundmi bukuroshja bjonde shkëlqeu në sfilatën e Victoria’s Secret dhe gjithashtu edhe në tapetin e kuq.

Në një intervistë për “Vogue”, Rita ka folur për jetën e saj seksuale dhe është shprehur që është pothuajse inekzistente.

Në fakt jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot për këtë. Edhe kur dal për darkë për takim me ndonjë djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle. Jam shumë e lumtur sepse po arrij shumë me muzikën time dhe jam tepër optimiste për të ardhmen”- u shpreh këngëtarja.