MENU
klinika

Eventi i “Victoria Secret”

Rita Ora do ngjitet mes “engjëjve”!

01.11.2018 - 19:35

Në pritje të albumit të saj të ri “Phoenix”, për të cilin ka bërë të ditur se do të dalë më 23 nëntor, Rita Ora ka dhënë edhe një tjetër lajm ditën e sotme.

Këngëtarja me origjinë shqiptare vazhdon të jetë tejet e kërkuar edhe nëpër evente të mëdha botërore. Së fundmi, Rita ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një nga shfaqjeve të “Victoria Secret”, në dhjetor të këtij viti.

Rita merr qytetin e Nju Jorkut! Unë do të performoj në shfaqjen e ‘Victoria Secret’ më 2 dhjetor, duke do të performoj në Ditën e Falënderimeve të Macys më 22 nëntor – një ditë para se albumi im i ri ‘Phoenix’ të vijë”, ka shkruar Rita në një fotografi të publikuar në Instagram.

E njëjta, ka qenë mjaft e suksesshme muajve të fundit me këngën e saj më të re “Let you love me”, e cila është pjesë e albumit.