MENU
klinika

Detajet

Roli i shqiptarit në trafik, policia greke: 9 në pranga

15.11.2018 - 13:14

Përmes një deklarate për mediat policia greke ka dhënë detaje për operacionin e bllokimit të drogës nga Ekuadori, ndërsa u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe një shqiptar, i cili së bashku me një tjetër grek ishin krerët e grupit në trafikun e drogës.

Arrestimi i tyre është kryer në bashkëpunim me policinë greke, Ekuadorit si dhe DEA-s amerikane.

Sipas policisë, të ardhurat e organizatës përllogariten në 11 mln euro, ndërsa në Ekuador janë sekuestruar 382 kg kokainë. Gjithashtu në Greqi siç raportojnë autoritetet greke ka patur sekuestrime të disa pistoletave si dhe një numër fishkesh në cilësinë e provës materiale.

“Janë arrestuar në total 9 shtetas, 3 në Greqi dhe 6 në Ekuador të gjithë të moshës 23-63 vjeç. Bashkëpunim i policisë greke, policisë së Ecuadorit dhe DEA Amerikane. Organizata e përberë nga 2 grupe. Te ardhurat e organizatës llogariten në mbi 11 mln euro.

Janë sekuestruar ne Ekuador 382 kg kokaine dhe ne Greqi 2 pistoleta, 223 fishekë dhe 2 peshore. Shqiptari Ilia 41-vjec, me shtetësi shqiptare e kombësi greke në bashkëpunim me grekun 63-vjec ishin krerët e grupit, përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe modifikimin e transportit detar me veliere të kokainës”, njofton Policia.