MENU
klinika

Champions League

Roma ia del në Moskë, Valencia bën detyrën

07.11.2018 - 20:46

Atë që nuk e bën Real Madrid, e bën Roma. Tri fitore radhazi për kryeqytetasit e Italisë dhe tashmë verdhekuqtë marrin kreun e renditjes në Grupin G. Roma fitoi 2-1 ndaj CSKA Moskë, ndeshje e luajtur në Rusi.

Manolas kaloi miqtë në Moskë në avantazh dhe Roma luan më qetë. Por vendasit nuk do të dorëzoheshin dhe me fillimin e pjesës së dytë barazojnë shifrat me anë të Sigurdsson.

Megjithatë, CSKA komplikon gjithcka në minutën e 56-të, teksa Magnusson merr të dytën e verdhë dhe lë të tijtë me 10 vetë. Nga kjo përfiton menjëherë Roma dhe Pellegrini tri munuta më pas do të shënonte golin e dytë, që do të rezultonte edhe i fitores.

Ashtu sic pritej, edhe Valencia ka fituar përballë Young Boys, me rezultatin 3-1, duke bërë detyrën në “Mestalla”. Mina kalon vendasit spanjollë në avantazh në minutën e 14-të. Gjithsesi, zviceranët arrijnë të barazojnë me Assale në minutën e 37-të.

Pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e Valencias 2-1, kur sërish Mina shënon për të tijtë në minutën e 42-të. Në minutën e 53-të, Soler con shifrat në 3-1. Gjithcka do të komplikohej për miqtë në minutën e 77-të, kur Sanogo merr kartonin e kuq.

Me këtë sukses, Valencia merr vendin e dytë në grup dhe bën tifo për fitoren e Juventus sonte ndaj Manchester United. Valencia pret Manchester United dhe kjo është favorin e spanjollëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN