MENU
klinika

Kombëtarja U-19

Rumania merr hak shpejt ndaj Shqipërisë

20.11.2018 - 16:43

Pas fitores 1-0 të dy ditëve më parë, Shqipëria U-19 ka humbur sot në miqësoren e dytë në Fier kundër Rumanisë të kësaj grupmoshe, në një sfidë të luajtur mes lojtarësh 16 dhe 17-vjeçarë, sepse të dyja palët po provojnë lojtarët e së ardhmes.

Në miqësoren e parë fitoi Shqipëria 1-0, me gol të shënuar nga Bullari me 11-metërsh, ndërsa këtë radhë Rumania ka marrë hak, duke fituar 1-0, me gol të shënuar në minutën e 51-të.

Një ndeshje me ritëm të ulët dhe e luajtur në terren të rënduan nga shirat, ndërsa të dyja palët bënë shumë prova, duke bërë zëvendësime të shumta. Në fundin e ndeshjes Rumania mori edhe një karton të kuq, por nuk pati më gol.

Nuk dihet nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Erjon Bogdanit në stolin kuqezi të U-19, pasi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka paralajmëruar ndryshime te trajnerët e ekipeve kombëtare, ku natyrisht U-19 është në shënjestër, për shkak të performancës së dobët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN