MENU
klinika

Fluturimi i papritur i aeroplanëve rusë

Rusia shfaqet “e paftuar” në ushtrimet ushtarake të NATO-s

04.11.2018 - 14:12

Zhurma e një aeroplani të luftës së epokës së Bashkimit Sovjetik, që fluturoi pak kohë, sinjalizoi ardhjen e paftuar të Rusisë në stërvitjen më të madhe ushtarake të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Marinsat në bordin USS Mount Whitney jashtë bregut norvegjez, ishin mbledhur për një foto të grupit në kuvertë, kur areoplani rus Tupolev TU-142 u ngrit.

Rusia tashmë e ka bërë të qartë pakënaqësinë e saj në ushtrimet Trident Juncture të NATO-s, më e madhe nga aleanca që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Ata paralajmëruan se ushtrimet ushtarake, që rusët e shohin si një shfaqje anti-ruse, nuk do të kalonin pa përgjigje. Kalimi i Tupolev duket të jetë pjesë e përgjigjes së Rusisë.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, dy Tupolev TU-142 kryen një “fluturim të planifikuar” prej më shumë se 12 orësh.

“Të gjitha fluturimet nga avionët detarë të flotës ruse kryhen në mënyrë rigoroze në përputhje me rregulloret ndërkombëtare të hapësirës ajrore”, tha ministria të shtunën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Disa shtete, duke përfshirë Suedinë, Turqinë dhe vendet balltike, janë ankuar për shkeljet e hapësirës ajrore ruse në vitet e fundit.

Javën e kaluar, Moska njoftoi gjithashtu plane për të testuar raketat në rajon. Çdo testim i raketave “nuk do të ndryshojë planin e ushtrimit tonë”, tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Kto janë stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Të quajtura Trident Juncture, ushtrimet janë duke u mbajtur për dy javë në Norvegji dhe përfshijnë 50,000 trupa, 10,000 automjete, 250 avionë dhe 65 anije nga 31 vende.

Zyrtarët e NATO-s thonë se ushtrimet mbrojtëse nuk i drejtohen asnjë vendi në veçanti, por është e qartë se objektivi është Rusia. Me tensionet e larta me Moskën pas pushtimit të Krimesë katër vjet më parë, konfrontimet në Siri dhe mbi ndërhyrjen ruse në SHBA dhe zgjedhjet evropiane, ushtrimet janë një shfaqje e forcës që synon të tregojë aftësinë e aleancës për të penguar Rusinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”