MENU
klinika

Kosto më e lartë në banka

Sa i kushton biznesit një i punësuar?

20.11.2018 - 13:59

Ndërmarrjeve shqiptare çdo i punësuar i kushton mesatarisht rreth 62 mijë lekë në muaj. Anketa e kostove të punës e kryer nga Instituti i Statistikave tregoi se në harkun kohor të katër viteve, nga 2012 deri në 2016, kosto e punës për njësi në Shqipëri është rritur me 12%.

Kostot më të larta të punës i kanë degët e specializuara të shërbimeve, si sektori financiar dhe ai i telekomunikacioneve. Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve kanë një kosto mesatare pune prej afro 125 mijë lekësh në muaj, të ndjekura nga informacioni dhe komunikacionet me 91 mijë lekë.

Kostot e punës përfshijnë të gjitha shpenzimet e punëdhënësit për punëmarrësin, që nga pagat, shpërblimet, benefitet e tjera të lidhura me punën, kontributet e sigurimeve, taksat dhe kostot e trajnimit.

Pagat zënë rreth 84% të kostove mesatare të punës, ndërsa shpenzimet për trajnim kanë një peshë modeste ndaj kostove totale të punës. Të vetmit sektorë ku kostot e trajnimit zënë mbi 1% të kostos totale të punës janë sektori financiar dhe ai i telekomunikacioneve.

Anketa e Kostove të Punës zhvillohet nga Instat me një frekuencë katërvjeçare, duke intervistuar të gjitha ndërmarrjet me më shumë se 10 punonjës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të paktën ajo që deklarohet

Paga mesatare e shqiptarëve është 390 euro