MENU
klinika

Risia

Samsung prodhon televizorin që komandohet nga truri

13.11.2018 - 19:37

Ditët kur duhet të kërkonin telekomandën e televizorit mund të numërohen. Kompania Samsung ka njoftuar se po punon për një softuer që do t’i lejojë shikuesit të kontrollojnë televizorin e tyre duke përdorur fuqinë e mendimit.

Gjiganti teknologjik i Koresë së Jugut shpreson se një ditë mund të përdoret nga njerëzit me aftësi të kufizuara fizike për të kontrolluar tv elektronikisht pa ndihmën e të tjerëve.

Projekti, i quajtur “Pontis”, po ndërmerret me ndihmën e Qendrës së Neuroprosthetics të Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL) në Zvicër.

Samsung kohët e fundit zbuloi një prototip të sistemit gjatë konferencës në San Francisko.

“Si mund të sigurojmë akses ndaj njerëzve që nuk mund të lëvizin ose që kanë kufizime ekstreme në lëvizjet e tyre,” tha gjatë panelit shkencëtari i lartë në EPFL Ricardo Chavarriaga.

Sistemi përdor një Interface Brain Computer (BCI) për të lidhur shikuesin me televizorin. BCI përbëhet nga një kufje e mbuluar me 64 sensorë dhe një ndjekës për syrin.

Duke përdorur të dhëna nga mostrat e trurit, shkencëtarët mund të kuptojnë se si funksionon mendja kur ka një mendim, siç është “ndryshimi i kanalit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!