MENU
klinika

Nga Ndue Ukaj

Sandër Lleshi, mund të jetë përtej mundësive të Shqipërisë së sotme politike!

05.11.2018 - 23:03

Populli shqiptar vazhdon të udhëhiqet nga koncepte bashibozuku, të inatit, të mllefit e të klaneve të pështira, prandaj, profili i Sandër Lleshit, mund të jetë përtej mundësive që ofron Shqipëria e sotme politike, e shndërruar në një kënetishte, ku gëlojnë maskarallëqe të pafundme.

Natyrisht, në një vend, ku i duartrokitet marrëzisë, është vështirë të pranohet profili i një gjenerali të mençur, me edukatë e kulturë fisnike, sepse, ai është emancipues për politikën dhe shoqërinë.

Kur e lexova nëpër portale se, Presidenti i Shqipërisë, kishte refuzuar dekretimin e tij për ministër të Brendshëm, mbeta i habitur, dhe, dilema e parë që më erdhi në mendje ishte: Sandri mund të jetë përtej mundësive të Shqipërisë.

Po, ai mund të jetë përtej mundësive të Shqipërisë politike, meqë është i pajisur me dije e kulturë, dhe ajo ndriçon në errësirën morale në të cilën është katandisë politika shqiptare.

 

Sander Lleshi
Sander Lleshi

Dihet, ithtarët e errësirës, s’e duan dritën.

Këtë vikend e kam rilexuar librin e Sandër Lleshit, “Skënderbeu” ose misioni i pamundur i Shchmitt-it”, për mua, një libër i jashtëzakonshëm, i shkruar me shumë kulturë e logjikë argumentuese mahnitëse.

Arsyeja pse e lexova këtë libër të shkurtër, nuk kishte të bënte asgjë me zhvillimet politike, më së paku me ato që lidhen me emrin e tij.

Librit iu ktheva për shkak të mbresave që më pati lënë nga leximi i parë, por edhe për punë të informacioneve, fakteve të renditura me mprehtësi dhe analizës skrupuloze që ai u bën tezave të Schmit-it.

Në fakt, libri, duke qenë një polemikë e hollë dhe e mbrehtë me tezat e tij, ai në të njëjtën kohë, i godet edhe krejt mohuesit tjerë, të cilët, nuk rreshtin së punuari për ta tërheqë popullin shqiptar drejt Azisë, ashtu siç vepron sot një pjesë e pjesë e politikës shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë.

Pse presidenti Meta nuk e dekreton Sander Lleshin si minister te Brendshem? konica.al
Pse presidenti Meta nuk e dekreton Sander Lleshin si minister te Brendshem? konica.al

Ajo që të befason për të mirë në këtë libër është forca e argumenteve dhe kultura e spikatur gjuhësore e autorit, fakt të cilin e hasim rrallë në botimet e kësaj natyre.

Libri i Lleshit, i ka çmontuar tezat kontradiktore të Schmit-it, ndërkaq, akti i refuzimit të presidentit të Shqipërisë për të dekretuar atë si ministër, dekodon shumë “kode” të fshehura të politikës së sotme shqiptare