MENU
klinika

Dino Mustafic

Së shpejti shfaqja “Jugori” në Shkodër

09.11.2018 - 17:08

Në Teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, së shpejti do të vihet në skenë dramën “Jugori”. Tashmë ka nisur puna për këtë shfaqje, vepra e autorit gjerman Fassbinder, e cila do të vijë premierë nga regjisori i njohur Dino Mustafic.

I lindur në Bosnje, Dino Mustafic, e ka lidhur jetën herët me skenën. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, dhe është drejtor i një festivali ndërkombëtar teatror MESS, që mbahet në Sarajevë prej gati 20 vitesh.

Në skenën e Teatrit Kombëtar ai solli një nga veprat më të vështira të Peter Shaffer “Equus”, që autori e shkroi në vitin 1973.

Kjo vepër teatrore ka bërë bashkë artistë nga Shkodra dhe Tirana. Në dramën “Jugori” mes aktorëve përmendim Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Tristan Halilaj Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Nensi Bakalli, Rita Gjeka, Simon Shkreli, etj.

Asistent regjisore në dramë është Melisa Becovic, koreografia Gjergj Prevazi, skenograf Sadik Spahija dhe kostumografe Rita Spahija.

Ky bashkëpunim i koreografit Prevazi me regjizorin Mustafic, vjen si një vijimësi e veprave të tjera, që janë vënë në skena të ndryshme në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera.

Janë rreth 14 bashkëpunime që Prevazi ka me regjisorin e njohur Dino Mustafic, si në Maqedoni, Bosnjë, Kosovë, Serbi, Kroaci dhe Shqipëri.

Kjo vepër transmeton mesazhe të forta, të thella, universal për shoqërinë tonë. Edhe pse ngjarjet zhvillohen në Gjermani, ajo është aktuale dhe për shtete të tjera.

Në dramën e autorit gjerman Fassbinder, që quhet “Jugori”, në qendër të saj është një refugjat. Në vepër është diskriminimi si një nga fenomenet me të cilat po përballet Europa edhe në ditët e sotme.

Vepra i vendos ngjarjet në Gjermani dhe tregon diskriminimin që u bëhet njerëzve jo vetëm sepse vijnë nga vende të ndryshme të botës, por edhe për arsyet të besimit fetar, kulturor etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN