MENU
klinika

Luan edhe Kukësi

“Selman Stërmasi”, si “han me katër porta”

11.11.2018 - 12:30

Sikur të mos mjaftonin ndeshjet e Tiranës (e ka në administrim), Partizanit (i arritur një akord që para dy sezoneve), ndeshjeve të ekipeve kombëtare (për femra e meshkuj), nga nesër në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luajë edhe Kukësi si pritës.

Është zyrtarizuar ndeshja mes Kukësit dhe Teutës, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo është zgjidhja që kanë gjetur drejtuesit e klubit verior dhe që e kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Kukësi kërkoi të luante në stadiumin e Kamzës, por presidenti i kësaj skuadre, nuk ishte dakord. Ndeshja luhet nesër në kryeqytet, në orën 14:00. Në stadiumin “Selman Stërmasi” sot luan Partizani me Laçin dhe fusha pritet të jetë e dëmtuar.

stadiumi i Kukesit
stadiumi i Kukesit

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur që hyrja për tifozët të jetë pa biletë për këtë ndeshje. Nuk mësohet ende që Kukësi do të vijojë të luajë aty apo ishte vetëm për sfidën e radhës ky vendim…

NJOFTIMI I FK KUKËSI

Ndeshja e javës së XIII-të, Kukësi – Teuta, do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 14:00 të datës 12 nëntor 2018.

Presidenti i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici ka menduar që hyrja në stadium, për tifozët të cilët dëshirojnë të ndjekin nga afër ekipin verilindor, të jetë pa pagesë duke ju bërë thirrje për të mbeshtetur në mënyrë masive skuadrën në “Selman Stërmasi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri ngroh tifozët

Edi Rama: Stadium model për Kukësin