MENU
klinika

Detajet

Semani ‘pushtohet’ nga mbetjet

26.11.2018 - 14:30

Grykëderdhjen e lumit Seman në Fier pas reshjeve intensive që kanë përfshirë vendin, ditët e fundit, e kanë mbuluar mbetjet.

Plastikë e materiale të tjera, mes të cilave edhe mbetje të rrezikshme janë nxjerrë në breg nga deti, pasi lumi i ka depozituar aty pas shtimit të prurjeve.

Situata është alarmante, por e përsëritur në këtë kohë në të gjithë gryderdhjet e lumejve që pas reshjeve marrin me vete edhe mbetjet urbane që hidhen përgjatë tyre.

Ndërsa Fierin e përmbytën mbetjet, Durrësin si gjithmonë e përmbyt shiu.

Uji në rrugë arriti disa centimetra e për pasojë pati vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.