MENU
klinika

Diabeti

Sëmundja e sheqerit, e rrezikshme!

03.11.2018 - 11:53

Sëmundja e sheqerit është një sëmundje që karakterizohet nga çrregullimi në këmbimin e karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. 

Diabeti është sëmundje e trashëgueshme.

Ai ka këto shenja: 

Dobësi të përgjithshme;

Lodhje; 

Oreks të lartë; 

Etje; 

Urinim i shpeshtë. 

Në analizën e gjakut ka shtime të sasisë së sheqerit, që arrin në shifra të ndryshme deri në 500 ml %. Në qoftë se sasia e sheqerit ngrihet shumë, i sëmuri humbet vetëdijen, frymëmarrja bëhet me zhurmë, bebet e syve zgjerohen, lëkura thahet, goja i vjen erë si mollë e kalbur, rrahjet e zemrës janë të dobësuara, tensioni arterial ulet.

Diabeti është sëmundje kronike. Gjatë periudhës së shtatzënisë në urinë mund të shfaqet sheqer, por kjo nuk ka të bëj me diabetin. Puna ndryshon kur kemi të bëjmë me glukozë në urinë dhe me rritjen e sasisë së sheqerit në gjak në mënyrë të vazhdueshme.

Diabeti shkakton dëmtime në shtatzëni që janë:

Dështime spontane;

Lindjen e fëmijës me peshë mbi normën e zakonshme dhe me kokë të madhe;

Sëmundja e taksikozës, që rrezikon jetën e nënës dhe fëmijës;

Fëmija mund të vdesë në barkun e nënës në muajt e fundit të barrës.

Disa mënyra popullore trajtimi:

Gjethet e manaferrës janë të efektshme për uljen e sheqerit në gjak. Merrni 20-30 gr nga gjethet dhe kërcelli i njomë. I zjeni në 2 litra ujë për 15 minuta. I kulloni dhe i shtrydhni. Pihet çdo vakt para buke nga 1 gotë.

Hislla ka dhënë rezultate të mira për diabetin. Në 2 litra ujë hidhni 2 lugë gjelle. E zieni për 10-15 minuta. Kullojeni, shtrydheni dhe pijeni në çdo vakt para buke, nga 1 gotë uji me çaj.

Hidhni në 1 litër e gjysëm ujë 3-4 lugë kafeje me fara ftoi. Zihen për 15-20 minuta. Pasi kullohen pihen gjatë ditës 1 gotë uji deri sa të fillojë normalizimi i sheqerit.

Edhe gjethet e njoma ose të thara janë të shkëlqyera për diabetin. Merrni 1 grusht me gjethe dhe i zjeni në 1 litër e gjysëm ujë derisa të mbetet 1 litër. Me këtë pihet 2 herë nga 1 gotë para buke. Kura vazhdon 1 muaj, pastaj bëhet 10 ditë pushim.

Diabetikët duhet të konsumojnë gjatë ditës sa më shumë hudhra dhe qepë, sepse ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak, e kështu i sëmuri vjen duke e normalizuar veten e tij, edhe nëse përdor insulinën, kur ajo është e domosdoshme dhe e rekomanduar nga mjeku specialist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN