MENU
klinika

Për miqtë dhe aleatët...

SHBA do të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit?

01.11.2018 - 18:05

Shtëpia e Bardhë dëshiron që sanksionet e vëna në sektorin e naftës në Iran të godasin ekonominë e këtij shteti, mirëpo nuk kanë synim të dëmtojnë “miqtë dhe aleatët” që varen nga nafta. Kështu tha Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton.

“Ne synojmë të shtojmë presionin maksimalisht, mirëpo nuk dëshirojmë të dëmtojnë shokët dhe aleatët”, ka thënë Bolton në një organizim në Uashington më 31 tetor, duke dhënë shenja për lehtësim të mundshëm të kërkesave amerikane ndaj shteteve, të cilat parashohin ndalim të plotë të importit të naftës nga Irani.

Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për të aplikuar valën e dytë të sanksioneve në industrinë e naftës iraniane më 5 nëntor, pasi janë tërhequr nga pakti bërthamor që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërore.

Megjithatë, Uashingtoni po mendon të krijojë disa lehtësira, me kërkesë të vendeve aleate siç janë India dhe Turqia.

kolana e librave

Po këtë javë, Koreja Veriore po ashtu ka kërkuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo “fleksibilitet maksimal” duke kërkuar që kompanitë e saj të mos preken nga sanksionet.

Këto deklarata janë cilësuar si shenjë se Uashingtoni është duke u përgatitur për të krijuar disa lehtësira, çka ka krijuar situatë të befasishme, meqë ky shtet ka nisur sanksionet më të ashpra ndaj Iranit.

Ndërkohë vetëm disa orë para deklaratave të Boltonit, presidenti iranian, Hassan Rohani ka paralajmëruar iranianët se mund të përballen me vëshirësi ekonomike në muajt vijues, pas aplikimit të sanksioneve të reja amerikane.

Ndërkohë para pak ditësh, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se sanksionet amerikane kundër Iranit do të kenë “pasoja të rënda” për rendin botëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i regjimit "sionist"

Irani: Do të shkatërrojmë Israelin