MENU
klinika

Funksionimi i MB-së

SHBA: Kërkojmë ministri të Brendshme pa ndikim politik

12.11.2018 - 11:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë me ngulm nevojën e një Ministrie të Brendshme funksionale, si dhe pa ndikim nga forcat politike.

Kemi nevojë për një MB tërësisht funksionale dhe jashtë politikës për të ecur përpara. Presim që partnerët tanë shqiptarë të vazhdojnë përpara për të mposhtur krimin e organizuar duke arrestuar bosët e krimit, e për t’i dhënë fund korrupsionit”, është shprehur e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në një intervistë ekskluzive publikuar sot në gazetën “Panorama”.

Ajo shprehet se autoritetet shqiptare, në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar duhet të godasin përfituesit e vërtetë të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtar.

Sipas zyrtares së lartë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, kërkohet që të ketë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili.
Leyla Moses-Ones flet edhe për mohimin e vizave të zyrtarëve të lidhur me krimin.

Duke patur parasysh angazhimin e SHBA për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, të gjithë zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë që kanë përdorur postet e tyre për pasurimin personal dhe janë njollosur nga korrupsioni mund të jenë duke pyetur veten “kush e ka radhën?”, tha e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë në intervistën e botuar sot.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës