MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

SHBA kërkon që Gruevski të përballet me burgun

15.11.2018 - 19:19

Maqedoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili kërkon azil politik në Hungari, duhet ta vuaj dënimin e tij në vend.

Sipas Politico.eu, Departamenti i Shtetit, thotë se sistemi i drejtësisë duhet të zbatohet edhe për Gruevskin.

Nikolla Gruevski denua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg për rastin “Titanik”.

Maqedoni

Në pyetjen se nëse arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit vendos në pikëpyetje sigurinë e kufijve të Bashkimi Evropian dhe nëse kërkesa për azil e tij është e bazuar, Komisioni Evropian rikujton se cilët janë rregullat evropiane.

Zyrtarë të KE-së theksojnë se në të drejtën e BE-së parashihet mbrojtje ndërkombëtare dhe se disa nga pyetjet duhet t’i drejtohen autoriteve në Hungari.

Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka reaguar shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili u shpreh kundër Fatmir Limajt në rrolin e kryenegociatorit të Kosovës.

Çitaku ka thënë se Kosova vendos se kush do ta përfaqësojë atë në dialog.

Serbi

Kryeminstrja serbe Ana Brnabiç e cilëson si të vështirë gjetjen e një kompromisi me Kosovën.

Brnabiç u shpreh qartë për një kompromis, por vuri në dukje se ai kërkon lëvizje të pozivioneve nga të dyja palët.

Maqedoni

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski me një pasaportë të rremë ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar në mbrëmje dhe ka arritur i në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar në ambasadën hungareze.

Sipas të përditshmës serbe “Politika”, nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest.

Kosovë

Presidenti rus Vladimir Putin po mban kontakte me zyrtarët në Kosovë në përpjekje për të ndalur marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit në llogari personale me Perëndimin.

Sipas mediave serbe, njerëzit afër Putinit ishin “vendosur” në Prishtinë muaj më parë.

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të bëhet, por vetëm për njohje reciproke dhe jo për hapje të temave të reja pasi janë rrezik për Kosovën.

Haradinaj këto komente i bëri në një ligjëratë, të cilën e mbajti para studentëve të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës.

Kosovë

Grafite me portretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin me mbishkrimin “Veriu nuk është Krimea”, janë parë në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Grafitet janë parë rreth qendrës së studentëve dhe fakulteteve. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!