MENU
klinika

Antarësimi në organizatë

SHBA në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL

14.11.2018 - 11:35

Teuta Sahatqija, konsulle e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork ka falënderuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, për mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Sahatqija ka falënderuar po ashtu të gjitha ato shtete që mbështesin Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një letër, për të cilën ka thënë se e ka pranuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Përmes kësaj letre, siç ka thënë Haradinaj, është shprehur “mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”.

Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mungesës së votave së mjaftueshme për anëtarësim. /Konica.al/