MENU
klinika

Detajet

Shefi i diplomacisë sllovene sot në Tiranë

27.11.2018 - 09:18

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me ministrin Ditmir Bushati dhe personalitete të tjera të vendit.

Në orën 9:30, ministri slloven, Miro Cerar do të takohet në ambjentet e Ministrisë së Jashtme me ministrin Bushati dhe në orë 10:30, të dy Ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në sallën e konferencave.