MENU
klinika

Ish-lojtari i Kombëtares

Sherr me presidentin, AEK përzë shqiptarin

28.11.2018 - 19:51

Para një viti u grumbullua me Kombëtaren shqiptare, madje Panucci e hodhi edhe në fushën e lojës mesfushorin Astrit Ajdarevic, por 2018-a nuk ka qenë aq i suksesshëm për legjionarin shqiptar.

Ajdareviç, i cili është pjesë e klubit të AEK-ut në Greqi, duket se nga janari do të duhet të gjejë një klub tjetër. 28-vjeçari ka pasur një zënkë me presidentin e ekipit grek, Dimitris Melisanidis.

Numri një i klubit e ka kritikuar Ajdareviç për formën e tij të dobët, duke e nxjerrë edhe nga dhomat e zhveshjeve, duke mos e lejuar kështu të jetë pjesë e ekipit të parë.

astrit ajdarevic
astrit ajdarevic

Palët tani po mendojnë mbylljen e kontratës dhe Ajdareviç me siguri nga janari do të jetë pjesë e një klubi të ri. Kujtojmë që AEK u shpall kampion vitin e kaluar, ndërsa arriti të futej deri në grupet e Champions League, ku mbrëmë u mposht edhe nga Ajax, duke mos marrë asnjë pikë në 5 ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN