MENU
klinika

Kampionati maqedonas

Shkëndija me “5 yje”, shkëputet në krye

22.11.2018 - 16:14

Janë luajtur ndeshjet e javës së 15-të të planifikuara për ditën e sotme në kampionatin maqedonas të futbollit, ku Shkëndija e Tetovës vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer.

Kuqezinjtë nga Tetova kanë marrë fitoren e radhës në kampionat, pasi kanë shkatërruar 5-0 skuadrën e vendit të fundit në renditje, Sileksin. Nafiu, Emini 2 herë, Shefiti dhe Fazli kanë qenë autorët e golave.

Skuadra e Shkupit ka marrë vetëm një pikë në transfertën e Makedonija, edhe pse deri në minutat e fundit ishte në avantazh. Golat na Angelov dhe Muharem po eklipsonin realizimin e Bozinovksi, por Da Silva në minutën e 87’ ndau pikët për skuadrat.

Vardar, ndjekësi më I afërt I Shkëndijës, ka pësuar humbje në shtëpi nga Rabotnicki, 0-1. Tani tetovarët marshojnë në krye, teksa shkëputen me 6 pikë nga Vardar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN