MENU
klinika

Task Forca Antikorrupsion

Shkodër/ Lëvizje tek tatimet, shkarkohet drejtori

07.11.2018 - 13:31

Në portalin e bashkëqeverisjes në platformën Shqipëriaqëduam.al, denoncimet për korrupsion kanë shkaktuar një furtunë në Drejtorinë e Hetimit Tatimor të Shkodrës.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjithashtu edhe Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit në prezantimin e rezultateve javore të luftës antikorrupsion bëri me dije se është kërkuar largimi nga puna i drejtorit të këtij institucioni dhe 21 inspktorëve të tjerë, po ashtu janë dhënë vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 1 përgjegjës sektori dhe 13 inspektorë të tatimit hetimor.

Pikënisja e hetimeve të Task Forcës Anitkorrupsion në Drejtorinë e Hetimit Tatimor është bërë denoncimi me fakte dhe prova i një personi që nuk dihet ende nëse është apo jo biznesmen.

Menjëherë pas këtij denoncimi Task Forca Antikorrupsion ka ushtruar kontroll me objekt verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor në marrjen e masave administrative ndaj subjekteve ekonomike dhe ekzekutimin e tyre.

Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës.

Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër