MENU
klinika

Detajet

Shkodër/ Përfshihen nga flakët dy makina

30.11.2018 - 10:42

Dy makina janë përfshirë nga flakët sot në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.

Zjarri ka rënë në orët e mëngjesit të 30 nëntorit në në mjetin tip Benz, me targë AA 327 VC, në pronësi të shtetases A. Sh. mjeti është djegur plotësisht, si dhe ka pësuar dëme të vogla në pjesën e përparme mjeti tip Benz me targë AA 335 SE, në pronësi të shtetasit D. B.

Mjetet kanë qenë të parkuara në në rrugicën e njohur si “Vajguri”.

Në vend kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë shuarjen e zjarrit.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, paraprakisht dyshohet për difekt në sistemin elektrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN