MENU
klinika

Dossier/Pjesa e parë

Shkollimi profesional përballë universitetit, një paradoks

06.11.2018 - 19:28

Nga Eugent Kllapi/

Në 1938 Shqipëria sipas shkrimtarit francez Bertrand Bareilles kishte 420 të diplomuar në shkollat më të rëndësisshme të stadit universitar.

 Në sistemin universtar 2017-2018 sipas INSTAT-it janë 129.394 studentë. Kurse për vitin akademik 2016-2017 kishte 139.607 studentë. Interesant është fakti që numri i studentëve për 80 vjet nga viti 1938 në 2018 është rritur 308 herë.

 Kjo është një arritje që duket e madhe për zhvillimin e vendit, ku 1 në 3.5 të rinj janë student në shkollat e larta. 23% është raporti i studentit me tërësinë e popullsisë afërsisht 3 milionëshe dhe për fat të mirë po vjen në rënie. 129.394 përbëjnë një armatë luftëtarësh që Napoleoni do ta kishte zili në ëndrrat e veta më të mira në luftrat e tij përballë Europës për ta sunduar atë si Perandor e do t’i mburresh perandoreshës së tij me letra lëngese në dashuri. Po a është kjo një armatë?!

 

Një fenomen paradoksal që vihet re është se, sa më tepër popullsia ishte analfabete në 1938, afro 80%, aq më tepër njerëzit nga shkolla e lartë, 420 të tillë, dilnin të kompletuar. Në paradoks me atë kohë, në 2018, sa më tepër popullsia është e arsimuar me 81%, e me shkollim të kompletuar stadi universitar me 129,394 studentë, aq më shumë shtohet deficienca e dijeve tek njerëzit.

Aq më shumë ata nuk kanë punë. Po aq më tepër ‘’arratisen nga kjo liri’’ që iu është dhënë në Shqipëri. Ndryshe amerikanët specialistë të shkolluarit e brezit të sotëm e kanë quajtur ‘’analfabetizëm funksional’’.

 Me shtimin e shkollave të larta dhe studentëve analfabetizmi qëndron i njëjtë. Deficenca ose debiliteti qëndron po i njëjtë, thjesht njerëzit marrin një karton më tepër, po janë në po ato kushte si më parë.

Sot ka njerëz me diplomë që sa më shumë mësojnë, aq më tepër harrojnë dijet e tyre dhe nuk kanë dijet elementare të përballen me jetën.

Kjo ka shumë arsye dhe një argumentim të gjatë në lidhje me kulturën masive si dhe me modelin e arsimimit, por është për t’u shqetësuar fakti që armata, i cili edhe Napoleoni do ta kishte zili qëndron e lartë dhe nuk i shërben vendit. Ushtarët e sotëm të papunë livadhisin e mërzejnë rreth e rrotull bahçes së tyre.

 Kjo armatë pas 10 vjetësh arrin përafro 1 milion dhe pas 20 vjetësh 1 në 2 persona mund të jetë me shkollë të lartë. Të rinjtë që do të duan të futen në shkollë të lartë pas 10 vjetësh do të përballen me një brez të vjetër që janë të shkolluar. 80 %, do të jenë të gjithë me shkollë të lartë.

Në këtë lloj situatë krijohet një ‘’ushtri industriale moderne’’ që do vetëm fitil për të shpërthyer si baruti, që bën presion dhe protestë përkundrejt kushteve, si dhe kthehet në boomerang të zhvillimit ekonomik, pra e kundërta e zhvillimit, krizë. Duke e parë me kujdes mendon ‘’Unë bos ti bos, po lopën kush do ta kullos?!’’

 Natyrisht në këto kushte që zhvillohet shoqëria e sotme paradoksale, po të shohim, megjithëse shkollimi është shumë i lartë, mirëqënia e njeriut është e fundit e Europës.

 Sa më tepër është rritur shkollimi këtë 10 vjeçar, aq më tepër Shqipëria është në stadet e fundit në çdo aspekt të jetës së saj në lidhje me vendet Europiane. Dhe rikthehemi në fis.

 Njerëz me diplomë ujqër për njeriun me diploma, ‘’homo homini lupes est– njeriu për njeriun është ujk’’

 Me fjalë të thjeshta universitari sado të mundohet të marrë dije të kompletuara përballet me një varfëri në rritje, falë diplomës ai ka pothuasje asgjë dhe është i fundit i Europës përballë europianit që ka shkolla profesionale më të shumta dhe është shumë herë më mirë se ai. Tregu i punës kërkon më shumë njerëz teknikë profesionale, sa me atë forcë shtohet dëshira e të rrinjve për të shkuar në shkolla të larta.

 Kjo është paradoksale dhe absurditet i një shoqërie postkomuniste. Nuk pretendojmë të gjejmë shkaqet e këtij fenomeni, por pretendojmë të zhvillojmë një mendim sado konstruktiv të shkollave profesionale.

Vendet e zhvilluara të të gjitha epokave kanë pasur zhvillimin kulturor në krye të klasifikimit, Greqia e lashtë ka pasur filozofët dhe shkencëtarët, Romakët kanë pasur teknicienët, gjeneralët dhe dijet e grekërve, izraelitët biblën, arabët të urtë e të ditur sa fshehën dhe filozofët e antikitetit. Në mesjetë Italia kishte gjenitë si Mikelaxhelo me Leonardo da Vinçin e shokët si ai radhazi që me forcën e Papës urdhëronin një Europë të gjithë. Anglezët kishin mendimtarët, biblotekat dhe ligjin, francezët filzofitë teorike sa Gjermania u bë tinzare dhe pak nga pak ia mori në kthesë. Edhe SHBA kishte filozofët e saj në shpalljen e pavarësisë.

 Stadi i dytë ishte stadi i teknicienëve, dhe këtu bota lëvron edhe sot. Filozofia u bë për 2 mijë vjet, zor ta bësh të re, na duhen teknicienët.

Kështu që Norvejgia e sotme është maratonomake në teknikë, me modelin më të përparuar në demokraci ka burimet njerëzore dhe sensin pozitiv për njeriun, për personalitetin e tij e sigurisht punët profesionale inxhinierike, porsi Holanda që është rast unikal që lufton detin me trimëri e i merr vit për vit centimetrat falë teknicienëve e ekspertëve të profesioneve. Nuk ngelet pas Japonia e prapambetur feudale e 1800 me një hov teknicienësh pararojë për globin me robotizmin e famshëm, pak më poshtë janë dhe aziatikët e tjerë, manjakë të profesioneve të profilizuara.

 Por duhet të kthehemi te rrënja, te Napoleoni i famshëm se atë po e kërkojmë me qiri për shkollat porfesionale

 Napoleoni sa herë fitonte nuk shkonte asgjëkundi pa shkuar tek shkolla e tij e preferuar ku kishte armatën e tij dhe mbështetjen kryesore. Si shkollar artilier i dikurshëm ai zgjidhte me kujdes teknicienët që i duheshin për të ngritur perandorinë e tij. Çfarë karakteristikash ka kjo shkollë që i lëpihesh edhe Napoleoni i madh?

E Themeluar nga Gaspard Monge në 1794 gjatë Revolucionit Francez, kolegji u shpall akademia ushtarake nga Napoleoni I në 1804. Ajo quhet ‘’École centrale de travaux publici’’ (Shkolla Qendrore e Punëve Publike dhe hapet në 1794. Në 1805 Napoleon Bonaparte i jep statusin e shkollës për qëllime ushtarake në kodër Saint-Geneviève. Nxënësit e kësaj shkolle politeknike kanë statusin zyrtar dhe kushte shumë të mira për të zhvilluar profesionet e tyre.

 Në vitin 1970 ajo kalon nga statusi ushtatarak për arsye institucionale në status civil por mbetet në varësi të shtetit dhe të Minsitrisë franceze të mbrojtjes.

 Ka një kampus të përparuar për kohën me 180 hektarë është ndërtuar, që përmban ndërtesa për trajnim dhe administratim, konviktet e studentëve, ushtarakë dhe personel në kampus, objekteve sportive të denjë për një qytet me 50.000 banorë, studentë të preferuar për shkollimin e dijet e tyre profesionale: fushë futbolli regbie, një liqen artificial, qendër xhudo, skermë, ngjitje, dy pishina, palestër etj. Dhe të gjitha këto vetëm për teknicienët, si dikur aviatorët shqiptare që kishin dieta plus e të mira shtesë.

 Dhe të gjitha këto nga ministria e Mbrojtjes dhe shteti. Aty formohesh me dije profesionale politeknike dhe në varësi 4-6 vjet (formim shkallë-shkallë deri si universitet) del një kontigjent që mund të zhvillosh si ministrinë e Mbrotjes dhe shtetin, por i shërben edhe zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Në qendër të saj janë formimi në lëndët e shkencave ekzakte si dhe ato të profesionit, profilizimet drejt asaj që kërkon jeta e sotme në terren.

 Nga Shqipëria kanë dalë vetëm dy persona dhe shumë të aftë profesionalisht, kurse për shtetin francez ka pasur shumë të diplomuar personalitete nga biznesi, politika dhe shkenca, 3 fitues të Çmimit Nobel, si dhe tre presidentë francezë dhe katër marshallarë të Francës. Pra Napoleoni dinte të vepronte, qënka dhe i zgjuar si e kanë cilësuar si personalitet, gjeni.

Çdo qytetërim i zhvilluar deri më sot ka dhe ka pasur atë majën e piramidës që dalin filozofët, shkencëtarët dhe letraxhinjtë e zyrave, të tjerët kanë qenë armata e vërtetë e zhvillimit të qytetërimeve, profesionalët dhe teknicienët. Edhe dilema e piramidave të Egjiptit nga punëtorët e ka zgjidhjen sado ‘’letraxhinj’’ të kishte.

 E çfarë do të dëshironte më shumë Shqipëria për shkollimin? Një Napoleon dhe një ministër të Mbrojtjes dhe të Arsimit që të ngrinin një shkollë profesionale po si ajo e Francës dhe të zhvillonin vendin dhe ushtrinë me teknicienë të fushave të ndryshme, që nga specialistët e IT, deri tek elektriçistët, nga inxhinierët tek kimistët, mekanikët, makar kovaçët a çfarë do të dojë tregu i së nesërmes, nga teknicienët deri tek shkencëtarët në shërbim të shtetit dhe vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN