MENU
klinika

Vendimi

Shpallet ‘non grata’ në Shqipëri eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous

10.11.2018 - 14:26

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous është shpallur ‘non grata’.

Zëdhënësi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në një konferencë për shtyp bëri të ditur vendimin.

“Në mbrojte të rendit kushtetues, Ministria për Europën dhe punët e Jashtme i kërkoi shpalljen si person non grata të deputetes qipriotë, Eleni Theocharous. Provokimet dhe thirrjet ekstremiste nuk mund të lejohen në vijimësi. Qeveria e Shqipërisë është e vendosur të mos tolerojë thirrjet për cenimet territoriale. Greqia mike dhe populli i saj janë shumë të vlefshme për ne.”

Reagimi i Ministrisë së Jashtme

Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv në Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurisë e qetësisë publike të Republikës së Shqipërisë, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje për përçarje mes qytetarëve shqiptarë me kombësi shqiptare e greke, ishte e papranueshme për shtetin e për shoqërinë shqiptare. E cila është një shoqëri e bashkëjetesës demokratike, ku minoritetet janë të mbrojtura me një ligj të standardeve më të larta europiane dhe ku minoriteti grek është një pasuri e një urë e pazëvëndësueshme fqinjësie të mirë me Greqinë mike.

Në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësisë publike dhe pacënueshmërisë në asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë, autoritetet shqiptare janë mbështetur në mekanizma tërësisht ligjor për adresimin e problematikës së kësaj situate.

Në bashkëveprim ndërinstitucional dhe pas vlerësimit të kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen non grata (person i padëshirueshëm në Shqipëri) të eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

perqafimi-bularat-varrim

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit të saj në Parlamentin Evropian, pas vlerësimit dhe në mbështetje të propozimit te MEPJ, gjykuar në materialet referuese të administruara nga Ministria e Brendshme vendosi të miratojë kërkesën e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare.

Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e vendosur për të kontribuar vijimësisht për stabilitetin rajonal, për të bashkëpunuar ngushtësisht me fqinjët e partnerët ndërkombëtar, por është po ashtu e vendosur të mos tolerohet, për asnjë arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cënuese për tërësinë territoriale dhe akte dëmtuese të harmonisë mes qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Greqia mike e populli i saj janë një aset shume i vyer ne kapitalin e miqësive tradicionale te Shqipërisë e të popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste që në greqisht apo edhe në shqip, flasin një gjuhë të përbashkët urrjetjeje e përçarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhën europiane që bashkon popujt e shtetet tona, s’do të kenë asnjë shans të minojnë rrugën tonë të përbashkët të paqes e të bashkëpunimit strategjik në funksion të së ardhmes që meritojnë fëmijët e sotëm të Shqipërisë e të Greqisë.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore