30.11.2018 - 09:16
Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth shpërthimit me lëndë plasëse që ndodhi dje në një lokal në Fushë-Krujë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lënda plasëse e vendosur në pronën e pronësinë e Ibrahim Lamit ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak
Më datë 29.11.2018, në Fushë-Krujë, në lokalin bar kafe, në pronësi të shtetasit I.L. 58 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e cila ka shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.