MENU
klinika

Miqësorja

Shpresa rregullon “biografinë” me Maltën

16.11.2018 - 20:58

Ekipi kombëtar U-21, më në fund, ka arritur të fitojë, edhe pse përballë ishte një rival modest, si Malta. Kuqezinjtë 21-vjeçarë kanë fituar 2-0 në “Selman Stërmasi”, duke kënaqur ata pak tifozë të pranishëm dhe duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen.

Në fraksionin e parë kuqezinjtë e Alban Bushit kanë mundur që ta gjejnë dy herë rrugën e rrjetës, teksa fillimisht ishte Rubin Hebaj, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

Në fundin e pjesës së parë ishte dhe Omar Imeri, lojtari i Shkëndijës së Tetovës, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar dhe golin e dytë për kuqezinjtë. Në pjesën e dytë mund të veçohet vetëm shtylla e Esat Malës.

SHQIPËRI U21 – MALTË U21   2-0

35′ Hebaj, 45′ (p) Imeri

Shqipëria U-21: Dajsinani, Kryeziu (77′ Dzemaili), Mersinaj, Tafa, Maloku (81′ Lleshi), Selahi (46′ Mala), Mucolli, Imeri (73; Zeka), Kallaku (73′ Fazlliu), Kolaj, Hebaj (73′ Shefiti). Trajner: A. Bushi.

Malta U21: Vella, Pulis, Borg, Guijamie, Zamit, Sansone, Busutil (75′ Friger), Shembri (61′ J. Vela), Berman (75′ Borg) (79′ Tanti), Zerafa (85′ Xuereb), Brinkat. Trajner: S. Vella

Kartonë të verdhë: Kolaj / Sansone, Shembri, Guijamie

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U-21, Eliminatoret e “Euro 2021”

Keqardhje, Shqipëria nuk reziston deri në fund…

Shënuesi ynë feston me shqiponjë

Kombëtarja U-21 e pëson në fund nga Italia