MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Shpresa vuan, por përmbys ndaj Maltës

19.11.2018 - 21:03

Kombëtarja shqiptare U-21 ka fituar sërish në miqësoren e dytë, zhvilluar ndaj Maltës. Pasi e mposhti 3 ditë më parë me rezultatin 2-0, ekipi ynë Shpresa kësaj here ka vuajtur më shumë, duke përmbysur shifrat në 3-2.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Shefit Shefiti ishte ai që kaloi në avantazh kuqezinjtë dhe diçka të tillë e bëri përmes një goli mjaft të bukur të realizuar që në minutën e 11-të. Malta nuk u dorëzua dhe në dy momente rrezikoi portën e Dajsinanit.

Ky i fundit u mposht në minutën e 37-të, kur Brinket u shërbeu si duhet pas shpinës së mbrojtjes dhe i vetëm me portierin kavajas arriti të realizojë golin e barazimit.

 

Kuqezinjtë në pjesën e dytë i afrohen shumë shpejt golit me anë të Hebajt, por shkodrani gjen traversën nga goditja e dënimit. Maltezët kanë befasuar përmes Brinket, i cili pas një rrëmuje në zonë shënoi golin e avantazhin për skuadrën e tij.

Rreth dhjetë minuta më pas Shqipëria barazoi. Një penallti e dyshimtë, e akorduar nga gjyqtari Hamitaj, u kthye në gol nga Rubin Hebaj. Barazim 2-2 dhe djemtë kuqezi nuk dorëzohen dhe sërish Hebaj realizon 3 minuta nga fundi, duke i dhënë fitoren Kombëtares U-21.   

 

SHQIPËRI-MALTË 3-2

11′ Shefiti, 73′, 87′ (p) Hebaj / 37′, 66′ Brinkat

Shqipëria: Dajsinani, Mersinaj, Tafa, Maloku, Kryeziu, Muçolli (45′ Basha), Imeri (59′ Fazlliu), Zeka (70′ Hasanaj), Mala (46′ Selahi) (80′ Lleshi), Shefiti, Hebaj. Trajner: A. Bushi.

Malta: Vella, Borg, Sansone, Guijamier, Frixhieri (72′ A. Borg), Zamit, Pulis, Berman, Shou, Zerafa, Brinkat. Trajner: S. Vela

Kartonë të verdhë: Berman, Borg, Sansone, Zamit

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN