MENU
klinika

Mbledhja e përbashkët

Shqipëri-Kosovë/ Mësohen vendimet e takimit në Pejë

25.11.2018 - 19:55

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të zhvillojnë nesër nje mbledhje të përbashkët në Pejë.

Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren nesër.

Radio Evropa e Lirë raporton se pas zotimit per unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit roming, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet dy shteteve.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.

Për këtë takim Qeveria e Kosovës ka aprovuar shumën prej 128 mijë eurosh, që sipas ekspertëve të ekonomisë konsiderohet shumë e lartë.

kufiri kosove_shqiperi-konica.al
kufiri kosove_shqiperi-konica.al

Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq theksojnë se mbledhja e përbashkët e të dy qeverive po mbahet në kohën e duhur.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se marrëveshjet që pritet nënshkruhen të hënën duhet të zbatohen dhe jo të nënshkruhen për marketing medial.

Duke përmendur rëndësinë dhe nevojën për heqjen e tarifave të romingut, Shahini thotë se përfaqësues të dy qeverive duhet të diskutojnë edhe për mundësinë e heqjes se taksës rrugore në Rrugën e Kombit që kanë vendosur autoritetet e Shqipërisë.

“Deri sa ne flasim për heqjen e romingut mes dy vendeve tona, mos të harrojmë se kohë më parë Shqipëria vendosi taksën rrugore, taksë kjo që është vlerësuar nga të gjithë e panevojshme dhe ngarkesë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Ky do të jetë takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë.

Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës. Ndërkohë qyteti i Pejës është veshur kuqezi me rastin e festave të nëntorit, por edhe takimit të përbashkët të dy qeverive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë