MENU
klinika

Ndeshja Shqipëri-Skoci

Shqiptarët e skocezët këndojnë “Xhamadanin”

17.11.2018 - 18:11

Skocezët do të mbahen mend gjatë për atmosferën e krijuar në Shqipëri. Kur duhen edhe disa orë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Skocisë, atmosfera në Shkodër është ndezur së tepërmi.

Tifozët shqiptarë dhe ata skocezë kanë mbushur rrugët e qytetit dhe nuk e kanë aspak problem të festojnë së bashku. Një harmoni që nuk ishte parë kurrë, për më tepër që bëhet fjalë një ndeshje “jetë a vdekje”.

Këtë gjë e tregon më së miri në video në pedonalen e Shkodrës, teksa dëgjohet në sfond kënga “Xhamadani vija vija”, ku tifozët skocezë dhe ata shqiptarë festojnë se bashku duke kërcyer në ritmet e këngës patriotike.

Për më tepër ndiqni videon:

Atmosfera në Shkodër tifozët on Vidnews.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN