MENU
klinika

Ftesa për talentin

Shqiptarin e Partizanit e merr Maqedonia

06.11.2018 - 14:32

E kemi këtu, luan me Partizanin, është shqiptar dhe quhet Besnik Ferati, por ai sot ka marrë ftesë nga trajneri i kombëtares U-19 të Maqedonisë, Goran Stankovski.

Ky i fundit do ta ketë “nën armë” djaloshin shqiptar, të lindur në Shkup, për turneun kualifikues të “Elite Round” të UEFA-s, i cili do të zhvillohet në Kromeric të Çekisë, nga data 14 deri më 20 nëntor.

Futbollisti i talentuar nga Shkupi do të jetë “përforcimi” i madh për ekipin përfaqësues të kësaj grup-moshe të Maqedonisë në këtë turne të radhës. Ai ishte pjesë e Maqedonia U-19 edhe në dy miqësoret e fundit, kundër Anglisë dhe Polonisë, të cilat u zhvilluan gjatë muajit tetor.

Partizani e prezantoi më 28 gusht të këtij viti 18-vjeçarin si futbollist të vetin, duke e reklamuar si një nga goditjet më të mira, por deri më tani nuk ka luajtur fare me fanellën e kuqe. Besnik Ferati ka firmosur kontratë 4-vjeçare me 15 herë kampionët e Shqipërisë dhe shihet si shpresa e së ardhmes.

Nuk ka asnjë gjë të keqe, por pyetja që lind në këto raste është: Ne e kemi këtu një talent, është shqiptar dhe a do të ishte e udhës sikur të provohej me Shqipërinë U-19? Për hir të së vërtetës, Kombëtarja U-19 ka dy vjet që nuk fiton…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN