MENU
klinika

Dossier/Pjesa e dytë

Shteti duhet të ndërhyjë, NATO e zgjidh krizën e arsimit

06.11.2018 - 19:39

Duhet të rikthehemi pak te llojet e sistemeve demokratike. Vija e sotme e ‘’Demokracisë Liberale’’ nuk na ndihmon shumë. Një vijë tjetër është ndërhyrja e shtetit në ekonomi si aksionere, si rregullatore (Keisianizmi), dhe krijimin e një standardi legjitim, çertifikim si dhe të krijojë besim për këtë çertifikim për shkollat profesionale.

 Në qoftë se arrihet kjo dhe në qoftë se ndërhyhet si shtet për të rirregulluar këtë kolaps të shoqërisë njerëzore të së nesërmes, atëherë mund të fillojë rruga e gjatë e përparimit shoqëror. Në qoftë se vazhdohet kështu ne do të kthehemi një krizë, jo vetëm të arsimit, po krizë shtetërore, do të lypim në dyert e botës, ‘’Si çifuti në shkretëtirë do të shkojmë, po Vlorën nuk do të gjejmë kurrë…’’

Deri tani jemi në këtë situatë. Piramida e madhe është me më shumë studentë në arsim të lartë, një piramidë e vogël është me nxënës të shkollave profesionale. Nevoja kërkon punë të profesioneve të ndryshme.

Punët për shkollë të lartë sa vijnë e ulen, punë për njerëz me formim profesional sa vijnë e rriten, kurse nga ana tjetër me prirjet e sotme ndodh e kundërta, shumica duan shkollat e larta ku kanë një vetëbesim më të lartë për veten dhe të ardhmen e tyre.

 Nga ana tjetër kur dalin të diplomuar janë në luftën e egër me të diplomuarit që po presin për punë, dhe punët sigurisht janë më shumë të rangut profesional, teknikë të mesëm, elektriçist, hidraulik etj etj.

Një armatë e madhe vjen vërdallë si kali në lëmë.

 Çështja është se si të tërheqim me të vërtetë këtë besim dhe të xhirojmë sistemin shoqëror drejt prirjes së zhvillimit shoqëror, pra drejt shkollave profesionale. Pra të rrethrrotullojmë veten tonë me të mirat ekonomike dhe të zhvillohemi për ato resurse që kemi.

 Këtë ngërç e zgjidh vetëm NATO

 

NATO është një organizëm ushtarak që varet nga aleanca e shteteve të bashkuara të Europës dhe SHBA ku dhe ne bëjmë pjesë. Për këtë arsye ajo kanë resurse gjigande të mëdhaja ekonomike dhe logjistike, por edhe teknike, industriale si dhe të kualifikuara e me standarde.

 Neve si shtet nga ana tjetër na duhet të xhirojmë sistemin tonë të dështuar me prirje nga shkencat shoqërore, ku të gjithë kërkojnë të bëhen filozofë dhe dalin të papunë. I gjithë populli është filozof, si dikur i gjithë populli ushtar, ne na duhet i gjithë populli teknicien.

 Fare mirë NATO, me investimet që mund të bëjë, me forcën financiare, logjistike, teknike si dhe me burime njerëzore mund të ngrejë shkolla profesionale ose të ndihmojë këto shkolla profesionale me kushtet bazë për zhvillimin e tyre.

Ajo mund të investojë në laboratorë moderne dhe infrastrukturë të zhvilluar dhe kjo e rrit certifikimin dhe besimin e njerëzve.

 Nga ana tjetër, piramida e madhe e shkollave të larta dalëngadalë shteron dhe piramida e vogël e shkollave profesionale me standard të NATO-s të njohura ndërkombëtarisht dalëngadalë fillon e ngrihet e lartë.

Dalëngadalë kjo piramidë thith gjithë ata që kërkojnë prirje për shkolla të larta duke i bërë me profesione të vlefshme me çertifikim si e gjithë bota dhe e denjë për tregun europian. Kjo piramidë mund të shtohet në disa mënyra:

1.Duke i ngritur shkollat me kushtet moderne, laboraturë, infrastrukturë, burime njerëzore, literaturë bashkëkohore. Kjo rrit profesionalizmin.

2.Duke iu dhënë një premisë shkollarëve teknikë se mund të jenë armata profesionale e institucioneve shtetit në radhë të parë dhe e PPP në radhë të dytë në punët private. Privatët kërkojnë punonjës të specializuar që mund të gjenden fare mirë aty me bashkëpunimin publik-privat. Mund të punojnë dhe si armatë e zgjedhur e NATO-s.

3.Duke i mbrojtur me çertifikimin ndërkombëtar për të krijuar atë besimin e humbur të zanateve dhe profesioneve të profilizuara, kjo rrit premisën e ndjekjes së këtyre shkollave.

4.Duke i dhënë një rrogë mujore normale për të jetuar normal për stadin e jakave të bardha. Kjo rrit premisën për shtresën e mesme dhe për vrullin e zhvillimit shoqëror.

 Të gjitha këto mund të arriheshin në qoftë se NATO hidhte investime ta zëmë 30 milion dollarëshe si në Kuçovë. Ajo mund të kontribuonte vetëm me laboratorë modernë, kurse infrastruktura, burimet njerëzore, literatura mund ta zhvillonte shteti shqiptar në bashkëpunim me minsitrinë e Arsimit, ose bashkëpunim i ndërsjellë.

 Të njëjtën gjë bëri modeli francez dhe nxorri Napoelonë e nobelistë dhe të njëjtën gjë kishin bërë dikur sistemi komunist, por në fakt ishte prirje e modernitetit për të ngritur një armatë që të zhvillonte vendin ekonomikisht.

Deri në vitet 70 shteti si model në Europë ndërhyri si rrregullues dhe aksioner në çdo fushë të jetës, ashtu si duhet te ne sot.

 Dalëngadalë për 10 vjet piramida e madhe e shkollave profesionale do të arrinte në 129 mijë punëtorë të profesionalizuar që mund t’i shërbenin si institucioneve dhe vendit, si privatit dhe institucioneve, si vetes dhe shoqërisë, si shoqërisë dhe zhvillimit të përgjithshëm kombëtar. Këtë do ta kishte zili dhe Napoleoni i madh. Teknikët do të xhironin lekët e tyre dhe njëkohësisht këtë shtet që pritet të futet në krizë shumë të thellë. Po të kishte dhe Napoleonin do të prinin përdrejt Europës.

 Ai do të ringjallesh e do të kërkonte të drejtonte këtë armatë profesionalësh e t’i thoshte duke u bërtitur ministra e kryemnistrave shqiptare;

 Zgjohu o derman, ngrije armatën tënde o Bilal, lufto për zhvillimin e vendit! Mos livadhis si delet në lulishtet e ish-shkollës ‘’Skënderbej!

Ku janë Napoleonët që shkunden në çdo cep ministrie, ku janë futur, ku mërzejnë?

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN