MENU
klinika

Gjykimi nga viti 2012

Shtyhet gjykimi për rastin ‘Monstra’

12.11.2018 - 16:25

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, do të vazhdojë më 19 nëntor. Në seancën e sotme dëshmuan tre persona ekspertë nga Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kanë krye analiza dhe hetime në disa makina.

Kryetari i këshillit gjyqësor, Ognen Stavrev, në fillim informoi se akoma nuk ka përgjigje për kërkesat për ekstradimin e dy prej të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç të cilët janë në arrati në Kosovë. Të gjithë të akuzuarit e tjerë ishin të pranishëm në sallën e gjykatës.

Përfaqësues të aktakuzës nga Prokuroria Publike Speciale janë prokurorët, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviç, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN