MENU
klinika

Kopjimi masiv

Shtyhet pa afat konkursi për gradën ‘Komisar’

15.11.2018 - 09:41

Konkursi për gradën komisar është shtyrë sërish pa afat. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka anuluar edhe urdhrin e dytë që konkursi të mbahej në datën 15 nëntor si ripërsëritje provimi për gradën e komisarit.

Provimi i parë i mbajtur me 7 nëntor u shpall i pavlefshëm pasi në provim kandidatët kishin kopjuar.

Shtyrja erdhi për arsye të riformatimit të pyetjeve dhe procedurës. Testimi i kandidatëve do të ketë dy faza dhe do të realizohet brenda ditës. Testi do të përmbajë 100 pyetje, nga të cilat 40 pyetje me alternativë dhe 60 pyetje me shkrim.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për komisionin që monitoroi provimin. Komisioni kryesohej nga Aida Hajnaj.

Rreth 400 oficerë policie konkurruan më 7 nëntor për 130 pozicione vakante për gradën Komisar. Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidatë kishin marrë më shumë se 70 pikë duke u shpallur fitues.

Ankesat e shumta të shumë prej konkurentëve për pikët e grumbulluara si dhe mënyra e zgjidhjes së testit, ka bërë që Drejtori i Përgjithshem i Policisë ta shpalli këtë konkurrim të pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur përpara se konkurrentët t’i nënshtroheshin provimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merr fund kalvari i gjyqeve

Hapet konkursi për gradat në Polici