Kushtet këtu nuk janë pjesa më e keqe, – thotë Zabiullah, një afgan në Moria, një kamp për azilkërkuesit në ishullin grek të Lesbos. Jo, vazhdon ai, pjesa më e keqe, është pritja. Banorët mund të kalojnë deri në 12 orë në ditë në radhët e gjata për ushqim. Çdo ditë, ata gjithashtu presin lajmet se a do t’u jepet azil. Pasiguria, thotë ai, e bën Moria të ndihet si një copë e vogël ferri”.
Ata kanë mbetur atje për shkak të një marrëveshjeje në mars 2016 midis BE-së dhe Turqisë. Para kësaj, mijëra njerëz po vinin çdo ditë në ishujt më lindorë të Greqisë.
Marrëveshja i dha fund krizës së refugjatëve për pjesën më të madhe të Evropës, por rriti përgjegjësitë për Greqinë.
Azilkërkuesit si Zabiullah, arrinin Lesbos dhe katër ishuj të tjerë grekë pas marrëveshjes, dhe u detyruan të qëndronin në këto ishuj për tërë procesin e tyre të azilit. Kjo pretendohej se ishte për të lehtësuar deportimin e azilantëve në Turqi nëse do të ishte e nevojshme, por shumë grekë dyshojnë se qëllimi i tij i vërtetë ishte të ndihmonte në zbatimin e Rregullores së Dublinit, sipas të cilit njerëzit mund të aplikojnë vetëm për azil në shtetin e parë ku ata janë të regjistruar. Greqia ka marrë tashmë gati katër herë më shumë aplikantë këtë vit se në vitin 2015.
BE i ka dhënë Greqisë 1.6 miliardë euro gjatë pesë viteve të fundit për këtë çështje. Por nuk mjafton.
Qeveria greke dhe agjencitë e ndihmave argumentojnë se BE duhet të rishikojë Rregulloren e Dublinit, në mënyrë që azilkërkuesit të shpërndahen më në mënyrë të barabartë. Sistemi aktual, thonë ata, është i padrejtë. Pesë vende, Greqia, Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania, morën mbi tre të katërtat e kërkesave për azil të Evropës në gjysmën e parë të këtij viti.
Marios Kaleas, kreu i shërbimit të azilit në Lesbos, thotë se ekipi i tij po përpiqet të vazhdojë të merret me qindra aplikime që vijnë çdo javë. Punonjësit thonë se njerëzit zakonisht presin pesë muaj për intervistën e tyre të parë dhe gjashtë deri në nëntë muaj për një vendim. Mbingarkesa ka çuar në mbipopullim.
Autoritetet komunale refuzojnë të lejojnë qeverinë greke të zgjerojë kampet në Lesbos ose të ndërtojë ndonjë të ri. Në vend të kësaj, ata insistojnë, më shumë njerëz duhet të zhvendosen diku tjetër.
Në teori, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, të mbijetuarit e përdhunimit apo tortures, përjashtohen nga marrëveshja BE-Turqi dhe mund të aplikojnë për azil në vende të tjera.
Shumë pak njerëz ndodh të dëbohen nga kampi.. Vetëm 1.738 njerëz janë kthyer në Turqi. Një program i kthimit vullnetar u ofron njerëzve një biletë avioni, disa të holla dhe ndihmon në riintegrimin nëse zgjedhin të kthehen në shtëpi. Mbi 12,000 vetë e kanë bërë këtë që nga qershori 2016.
Por shumica zgjedhin të qëndrojnë në Greqi. Stratoula Koudounaki, një pastruese rrugësh në Moria, i sheh me trishtim këta njerëz dhe mendon “Ata nuk do të ikin në Evropë. Çfarë do të ndodhë kur të bëhen grekë?”