MENU
klinika

Fakt interesant

Si e ofendoi Enver Hoxha Hrushovin në vitin 1959!

10.11.2018 - 19:44

Politikanët dhe diplomatët në përgjithësi, e përdorin shumë komunikimin joverbal, për të përcjellë mesazhe politike me dy ose më shumë kuptime.

Për ta konkretizuar këtë ide, po ilustrojmë më përshkrim të hollësishëm një situatë politike komplekse të shtetit shqiptar në fund të viteve ’50 të shekullit XX.

Në 20 Maj 1959 shtypi në Republikën Popullore të Shqipërisë njoftoi me bujë të madhe për vizitën zyrtare dhe miqësore të një delegacioni të zgjeruar e të nivelit më të lartë të Partisë Komuniste dhe të Qeverisë së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, i kryesuar nga Nikita Sergejeviç Hrushov.

Mediat shqiptare të asaj kohe, veçanërisht shtypi, i kushtoi vëmendje të veçantë kësaj vizite të gjatë të planifikuar për 13 ditë.

“Zëri i popullit”, organi më i rëndësishëm i shtypit shqiptar të atyre viteve, i rezervonte kësaj vizite 2-3 faqe çdo ditë. Në adresë të Nikita Hrushovit shtypi emetoi një inflacion të padëgjuar më parë lëvdatash superlative si: “miku më i madh dhe më i shtrenjtë i popullit shqiptar”, “miku më i shtrenjtë e më i dashur” etj.

Ndërsa vizita e tij karakterizohej si “një ngjarje e shënuar në historinë e popullit shqiptar”, si një festë e madhe popullore, strukturat partiako-shtetërore të propagandës së shtetit shqiptar, vunë në lëvizje gjithë mekanizmat, jo vetëm të publicistikës, por edhe të krijimtarisë artistike.

Në rubrikën “populli i këndon kësaj ngjarje të shënuar” u botuan shumë krijime folklorike. Një poezi popullore, me gjuhe lakonike e karakterizoi vizitën e delegacionit sovjetik si të paparë në historinë e vendit të vogël të shqiptarëve dhe Nikita Hrushovin si udhëheqës të shkelqyer:

Kurrë ska parë historia

Që të vijë ne Shqipëri

Një udhëheqës kaq I ndritur

Si Hrushovi dhe shokët e tij

Jo vetëm kjo, por në një poezi me 42 vargje, një poet punëtor e hyjnizoi aq shumë misionin e delegacionit sovjetik, sa e paraqiti atë gati si përcaktues të relievit e të klimës, të florës dhe faunës së Shqipërisë.

Gjithashtu për këtë vizitë u botuan në gazetën “Zëri i Rinise” tri këngë dhe 1 në gazetën “Pioneri”. Delegacioni vizitoi qytetet kryesore të Shqipërisë, nga Shkodra deri ne Butrint, i shoqëruar nga drejtuesit kryesorë të partisë.

Në çdo qytet që vizitoi delegacioni sovjetik u organizuan mitingje masive. Në fjalinë që mbanin në këto mitingje, drejtuesit shqiptar dhe ato sovjetik hidhnin parulla për miqësinë e pathyeshme shqiptaro-sovjetike. Mitingjet përgjithësisht i karakterizonte një nivel i lartë entuziazmi popullor.

Perëndimi ishte i shqetësuar për këtë gjë. Që në mitingun e parë të organizuar në Shqipëri, Hrushovi tha fare hapur: “ Në qoftë se qeveritë e Italisë dhe Greqisë i lejojnë amerikanët të krijojnë baza për lëshimin e raketave në territorin e tyre, atëherë edhe ne do të dettyrohemi të merremi vesh me Shqipërinë që edhe këtu të krijohet diçka kundër tyre”.

Si Shqipëria, ashtu edhe Hrushovi, në këto mitingje shprehën se nuk ka ndryshime mes tyre, marrëdhëniet që janë krijuar janë shumë të mira.

Përmes komunikimit joverbal përcilleshin mesazhe të tjera, të kundërta në krahasim me ato që përcilleshin me fjalën e folur dhe të shkruar. Në vijim po parashtrojmë disa prej këtyre mesazheve:

1. Mitingu i parë u zhvillua në sheshin përpara kombinatit të tekstileve “Stalin”. Ky kombinat tekstilesh ishte jashtë periferisë së Tiranës, simbolikisht kjo do të thoshte se marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike nuk përbënin dhe nuk do të përbënin më hallkën qendrore të marrëdhënieve, por do të kalonin në zona jashtëperiferike.

2. Ky miting i parë u zhvillua në sheshin “Stalin”, ku qendronte hijerëndë monumenti i Stalinit, i veshur me rroba ushtarake. Partia e Hrushovit e kishte anatemuar politikisht e moralisht Stalinin. Në ish-Bashkimin Sovjetik ishin marrë masa për të shkatërruar bustet e Stalinit.

Ndërkohë në Shqipëri, Nikita Hrushovi dhe delegacioni u detyrua të kalonte nën hijen e shtrirë të dorës së tij të djathtë. Kjo gjë, ishte një provokim i hapur që Shqipëria i bëri atij, por jo vetëm. Kjo gjë dëshmonte simbolikisht edhe për vijën politike që ndiqte dhe do të ndiqte më pas ushëheqja e partisë së shtetit shqiptar.

3. Perëndimorët, si dekodues profesionistë, merrnin mesazhin që politika e Partisë së Punës së Shqipërisë sa më shumë ecte në binarët e dogmatizmit Stalinist, as më shumë largohej nga realpolitika hrushoviane. Kjo gjë binte vetëm në kurriz të popullit shqiptar.

4. Në 28 Maj 1959, delegacioni sovjetik vizitoi Shkodrën. Këtë ditë mbërriti në Tiranë një delegacion ushtarak kinez. Ndërkohë që delegacioni sovjetik vizitonte qytetet periferike, delegacioni kinez e zhvillonte veprimtarinë e tij në kryeqytet.

Simbolikisht kjo do të thoshte se për të ardhmen, në qendër të interesave të shtetit shqiptar nuk do të ishin më si më parë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, por me Kinën. Kjo u vërtetua në 20 vitet e mëvonshme.

Vizita e delegacionit sovjetik, jo vetëm që nuk u zgjat apo nuk i përmbushi 13 ditët e përcaktuara publikisht e zyrtarisht, por përfundoi 2 ditë më parë. Simbolikisht kjo tregonte se në marrëdhëniet mes palëve ishte thyer dicka shumë e rëndësishme.

Në fakt, në fjalët e Hrushovit, kur u largua nga aeroporti i Rinasit, apo në fjalimin e përcjelljes së tij që u mbajt nga Enver Hoxha, nuk viheshin re shenja të mosmarrëveshjeve, të konflikteve të ashpra që po thelloheshin.

Në çastin e largimit të Hrushovit nga aeroporti i Rinasit, Enver Hoxha bëri me dorë nje gjest që interpretohet se ai shpëtoi nga një e keqe e madhe që tashmë po largohej. Lidhur me këtë, përkthyesi i Hrushovit gjatë kësaj vizite, Agim Popa thekson:

“Atë ditë unë u nisa herët për në Moskë. Atje, për vizitën e tij në Shqipëri u përgatit një dokumentar. Gjatë një séance pune për filmin, kur po shiheshin sekuencat e përcjelljes së Hrushovit në aeroport, regjizori i filmit, i cili si dhe unë, nuk ishim në dijeni për fërkimet e brendshme të tyre.

Ai tha: “Nuk më pëlqen paraqitja e figurës së shokut Enver në momentin e nisjes së avionit. Ai bëri një gjest sikur u çlirua nga diçka”.

Pra, në kundërshtim me komunikimin gojor apo me shkrim të kësaj vizite të gjatë, komunikimi joverbal përmbante komplet tjetër gjë.

Krerët kryesorë të Partisë së Punës e të shtetit shqiptar ishin shumë të interesuar t’u përcillnin politikanëve të shteteve perëndimore mesazhet e sipërpanalizuara. Ata do të ndiqnin të njejtën politikë sikurse edhe Stalini. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe