MENU
klinika

Ç’ka shkruar Faik Konica

Si reagojnë njerëzit kur u përdhoset flamuri kombëtar?

29.11.2018 - 17:45

Simbolet kulturore realizojnë funksione të shumëllojshme në jetën e shoqërisë dhe të çdo individi.

Përvoja jetësore tregon se anëtarët e një kulture në shumë raste vetëdijësohen për rolin e pazëvendësueshëm të simboleve të komunikimit ndërindividuale kur ndodhen në situata keqkuptimesh ose kur dikush nuk i përmbahet kritereve tradicionale në dëshifrimin e kuptimeve që përcjellin simbole të caktuara.

Për çdo popull flamuri kombëtar adhurohet si simbol i përpjekjeve të tij të shumëanshme në rrjedhën e historisë për liri, për emancipim dhe përparim të pandërprerë.

Për shembull, në hapësirat e Bolivisë dhe në çdo mjedis të vendeve të tjerë ku përfaqësohet ky shtet, valëvitet flamuri trengjyrësh.

Shiriti që qendron më lart është i kuq dhe përfaqëson gjakun e derdhur nga populli bolivian në luftrat për liri, shiriti i mesit i verdhë në ngjyrën e arit përfaqëson pasuritë nëntokësore të vendit ndërsa shiriti i tretë është i gjelbër, ngjyra mbizotëruese e bimësisë.

Ndërsa në flamurin kombëtar të shqiptarëve ngjyra mbizotëruese është e kuqja, e cila përfaqëson gjakun e derdhur nga populli shqiptar në rrjedhën e shekujve në beteja e sfida të rënda kundër ushtrive pushtuese.

Për këtë gjë Faik Konica ka shkruar: “Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja.

Cilat janë kujtimet që shfaq duke valuar, Flamuri ynë?

Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar.

Nga kjo pikpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët”.

Kësisoj, si çdo flamur tjetër, edhe flamuri kombëtar i shqiptarëve simbolizon vlerat dhe momentet kryesore të historisë së tyre.

Faktet jetësore tregojnë se njerëzit bëhen më të vetëdijshëm për vlerat simbolike të flamurit kombëtar kur një person ose një grup njerëzish djegin apo përdhosin në një formë ose në një tjetër, flamurin në një mjedis publik.

Në rrethana të tilla përdhosja e flamurit përjetohet prej shumicës së popullsisë si përpjekje për të shpërfillur ose poshtëruar historinë e popullit, traditat kulturore, dinjitetin kombëtar të tij.

Madje, jo vetëm popujt, por edhe strukturat shtetërore irritohen nga përdhosja e flamurit që i simbolizon ato dhe përgjithësisht i kundërvihen në forma të ndryshme dhunuesve të tillë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit