MENU
klinika

Personalitet Amerikan

Si sot lindi dramaturgu i njohur amerikan MacArthur

05.11.2018 - 19:51

Charles MacArthur lindi më 5 nëntor 1895 në Scranton të SHBA-së dhe vdiq më 21 prill 1956 në New York,), gazetar amerikan, dramaturg dhe skenarist, një personalitet piktoresk që kujtohet për komeditë e tij shkruar së bashku me Ben Hecht.

Në moshën 17-vjeçare, MacArthur u zhvendos në Çikago për të filluar karrierën në gazetari, e cila u ndërpre për njëfarë kohe nga shërbimi ushtarak, së pari në vitin 1916 në Meksikë dhe më pas në Luftën e Parë Botërore. Shkroi për “Chicago Tribune” dhe “Chicago Herald-Examiner”, para se të zhvendosej në Nju Jork për të punuar për “New York Amerikan” dhe fillimin e karrierës në shkrimin e dramave. Punoi kryesisht me bashkëpunëtorë, duke u bashkuar me Edward Sheldon në “Lulu Belle” (1926) dhe me Sidney Howard në “Shpëtimi” (1928).

MacArthur dhe Hecht filluan partneritetin e tyre të gjatë dhe u vlerësuan nga kritika për “Fontespici” (1928), farsë për një korrespondent yjesh kredhur në historinë e tij.

Drama u përshtat tri herë në skenën kinematografike, në vitin 1931, 1974 dhe më së shumti – luajtur nga Cary Grant dhe Rosalind Russell – si “Vajza e të premtes” (1940).

kolana e librave

MacArthur dhe Hecht gjithashtu korrën sukses me “Shekulli i njëzet” (1932, filmuar nga Howard Hawks më 1934), një satirë e gjallë e industrisë argëtuese që zhvillohet në një tren ekspres midis Çikagos dhe Nju Jorkut. Bashkëpunimet e tyre të tjera përfshijnë “Vigani” (1934), “Zonja dhe Zotërinj” (1939), si dhe “Kënga e mjelmës” (1946).

 

Po ashtu çifti shkroi edhe disa skenarë të suksesshëm në vitet 1930, mes të cilëve “Krim pa passion” (1934), “Faqeziu” (1935), me të cilin fitoi edhe çmimin Academy Award për historinë më të mirë origjinale, “Soak the rich” (Rripni të pasurin) (1936) etj. Filmat e veta të MacArthur përfshijnë “Mëkati i Madelon Claudet” (1931), “Rasputini dhe Perandoresha” (1932), si dhe “Senatori ishte i pamatur” (1947).

(Marrë nga Encklopedia Britanike)