MENU
klinika

Receta për buzë me shije

Si të përgatisni një scrub për buzë të buta edhe në dimër

20.11.2018 - 14:40

Disa vjet më parë u zbulua bota e mrekullueshme e vajrave esenciale! Ka një milion arsye që i duam vajrat esenciale!

Dhe ka kaq shumë mënyra për t’i vënë ato në përdorim praktik! Me to mund të përgatisësh gjithçka nga sapuni i rrobave, kujdesin e lëkurës dhe produktet e bukurisë!

Duhet të pranoj, se kategoria e fundit është ndoshta më e dashura ime! Ka shumë kombinime mahnitëse dhe mënyra për të përdorur vajra esenciale për trupin kur bëhet fjalë për rutinë e bukurisë.

scrub per buze te buta dhe ne dimer-konica.al
scrub per buze te buta dhe ne dimer-konica.al

Të gjithë dëshirojmë të kemi buzë e buta dhe të ëmbla. Sot do tju tregojmë një recetë aq të mirë, sa që mund ta përdorni atë më shpesh se sa është e nevojshme, vetëm që buzët të marrin shije!

Si ta përgatisni?

Ja çfarë do t’ju nevojitet:

2 lugë sheqer të bardhë
1 deri në 1 1/2 lugë vaj kokosi organik
2 pika vaj esencial limoni
1/2 gotë lëng manaferre (mund të përdorni edhe lëngjet e ndryshme të paketuar që gjeni në supermarket),

Enë e vogël për ta ruajtur.

scrub per buze te buta dhe ne dimer-konica.al
scrub per buze te buta dhe ne dimer-konica.al

Përgatitja :

Në një tas të vogël, përzieni sheqerin dhe lëngun e manaferrës.
Shtoni vajin e kokosit dhe vaj esencial të limonit.

Përzjejeni mirë.

Hidhni përzjerjen në një enë të mbyllur dhe lereni deri në 4 javë.

Perdorimi :

Merrni një sasi të vogël të scrub-it më gisht dhe fshini buzët me lëvizje të buta rrethore për 5 minuta.

Përbërjen muna ta fshini më vonë ose mund ta shijoni ?