MENU
klinika

Nga New York Times

Si Trump e përdori ushtrinë për të fituar zgjedhjet…

19.11.2018 - 17:49

Presidenti e përdori ushtrinë amerikane jo kundër ndonjë kërcënimi real, por si ushtarë lodër, me qëllim të manipulimit të zgjedhjeje afatmesme vendase.

Një javë përpara zgjedhjeve afatmesme, presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi se do të dërgonte 15,000 trupa ushtarake në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën për t’u përballur me një karvan kërcënues refugjatësh dhe azilkërkuesish. Ushtarët do të përdornin forcën, nëse do të ishte e nevojshme, për të parandaluar një “pushtim” të tillë të Shteteve të Bashkuara.

Njoftimi i Trump dhe e trupave me të vërtet atje ndoshta ishin krejtësisht të ligjshme. Por ky akt krijon një precedent të rrezikshëm.

Ne kemi frikë se presidenti i përdori forcat ushtarake amerikane jo kundër ndonjë kërcënimi të vërtetë, por si ushtarë lodër, me synimin për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve afatmesme.

A ka vërtet një kërcënim për sigurinë amerikane nga një grup i paarmatosur refugjatësh dhe azilkërkuesish që ecin rreth një milje në këmbë deri tek kufiri?

Nuk është e pazakontë që një president të kërkojë që trupat të vendosen në kufi në mbështetje të operacioneve të sigurisë kufitare.  Por këto vendosje kanë qenë përgjithësisht në numër më të vogël, zakonisht trupa nga Garda Kombëtare, dhe kurrë nuk kanë ndalur refugjatët dhe azilkërkuesit.

Por ky duket si përdorim politik i ushtrisë, ose më mirë, keqpërdorim i saj.

James Mattis, sekretari i mbrojtjes, pohoi se Departamenti i Mbrojtjes nuk bën të tilla mashtrime. Por ky ishte një “marifet” politik.

Forcat ushtarake nuk janë dhe nuk duhet të jenë një instrument politik. Ata nuk janë lodra që lëvizen nga udhëheqësit politikë, por një institucion neutral, politikisht.

Fitorja në zgjedhje, jo siguria, është qëllimi i këtij presidenti. Vendosja e trupave ushtarake në kufi mes të zgjedhjeve afatmesme, krijoi një krizë jo ekzistuese për të stimuluar votat për partinë.

Gordon Adams është profesor në Shkollën e Shërbimit Ndërkombëtar, në Universitetin Amerikan dhe ishte zyrtari i lartë i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare nga viti 1993 deri në 1997.

Lawrence B. Wilkerson, ka qenë kolonel ushtrie, tashmë në pension, dhe profesor në Kolegjin e William & Mary, si dhe shefi i shtabit të sekretarit të shtetit nga viti 2002 deri në 2005.

Isaia Wilson III, është lektor në Institutin Jackson për Çështjet Globale të Universitetit Yale, është veteran ushtarak, një ish-oficer ushtrie për 28 vjet. Ka shërbyer edhe gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN