MENU
klinika

Trajtim i specializuar

Sillet në Tiranë biznesmeni që humbi gjymtyrët

24.11.2018 - 10:52

Pronari i një guroreje, Agron Alushaj, mbeti i plagosur ditën e djeshme si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që i ishte vendosur në automjetin e tij.

Një ditë pas kësaj  ngjarjeje Alushaj është dërguar në Tiranë, pasi ka pësuar dëmtime të mëdha dhe mësohet të ketë humbur dhe gjymtyrët.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orës 16:15 pranë një karburanti në hyrje të qytetit, dhe sot në orrët e para të mëngjesit ai është transportuar me ambulancë private nga familjarët për një trajtim më të specializuar drejt kryeqytetit.

tritol makines agron alushaj-konica.al
tritol makines agron alushaj-konica.al

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në hyrje të qytetit të Vlorës, në ambientet e një karburanti, ndërsa objektiv ka qenë një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 703NG, në pronësi të Alushajt.

Alushaj ishte duke nxjerrë mjetin e tij nga lavazhi në momentin e shpërthimit, automjeti ka lëvizur vetëm 5 metra nga vendi i parkimit, në momentin e shpërthimit.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se lënda shpërthyese dyshohet të këtë qenë brenda mjetit, pikërisht në vendin e shoferit.

Kjo bazuar dhe ne dëmtimin që automjeti ka marrë. Alushaj ka marrë dëmtime serioze në trup, ndërsa mësohet se ka humbur dy të dyja gjymtyrët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN