MENU
klinika

Marrje masash

Sindikata e minatorëve, kërkesa të drejtpërdrejta qeverisë

03.11.2018 - 18:57

Në një konferencë për mediat, ditën e sotme, sindikata e miatorëve i ka kërkuar drejtpërdrejt qeverisë, të marrë masa për shlyerjen e pagesave të prapambetura prej 4-muajsh të minatorëve të minierës së Fushë Arrëzit.

Sindikata e minatorëve gjithashtu kërkoi nga qeveria të mos rritet renta minerare në 9%, nga 6% që është aktualisht.

Sindikata e minatorëve i ka kërkuar qeverisë nëpërmjet ministrive të linjës të mbajnë angazhimin e dhënë dhe të detyrojnë kompaninë që administron minierën e Fushë Arrëzit të shlyejë pagat e prapambetura të minatorëve.

Gëzim Kalaja përfaqësues në konferencë tha:

gezim kalaja-konica.al
gezim kalaja-konica.al

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Energjisë të mbajnë angazhimet që kanë marrë sepse po hyjmë në vitin e dytë dhe katër pagat e minatorëve të Fushë Arrëzit akoma nuk janë paguar dhe puna ka filluar në mënyrë të reduktuar.”

Sindikata gjithashtu kundërshtoi rritjen nga qeveria të rentës minerare në 9%, nga 6% që është aktualisht.

“Të gjitha subjektet në takimin para një jave në Ministrinë e Energjisë e kanë kundërshtuar në mënyrë maksimale vendosjen e akcizës dhe të rentës minerare prej 9%.”

Përfaqësuesit e Sindikatës i bënë thirrje qeverisë se rritja e kësaj rente do të linte shumë minatorë të papunë.