Menu

inteligjenca humane

Sipas shkencës, sa kohë në ditë duhet t’i kushtojmë leximit?

08.11.2018

A ka në të vërtetë një numër të caktuar minutash, që duhet të shpenzohen në ditë për leximin? Si përgjigje e kësaj pyetjeje janë kryer studime specifike…

Të gjithë dashamirësit e librit janë të vetëdijshëm, se, nëse do të ishte e mundur, do t’ia dedikonin gjithë ditën leximit. Në fund të fundit, tashmë e dimë se të lexuarit ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe të funksionit njohës, rrit ndjeshmërinë dhe zvogëlon stresin, përmirëson aftësitë e shoqërizimit dhe, ç’është e vërteta, rrit jo vetëm inteligjencën, por edhe aftësinë për të mësuar.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Mirëpo, duke lënë mënjanë preferencat personale dhe statistikat kombëtare, a ekziston vërtet një numër i saktë minutash që duhet të shpenzohet në ditë për të lexuar? Në këtë drejtim, janë kryer disa studime shkencore në lidhje me kohën që duhet të konsumojmë çdo ditë për lexim, ndaj më poshtë po shënojmë disa këshilla për t’u ndjekur.

Mund të nevojitet vetëm një gjysmë ore lexim në ditë

Sipas hulumtimit të kryer nga Universiteti i Miçiganit, studiuesit zbuluan se ata që lexonin vetëm 30 minuta në ditë jetonin mesatarisht dy vjet më shumë se bashkëmoshatarët e tyre, që nuk e kishin respektuar këtë rregull.

Leximi gjysmë ore ka përfitime të vlefshme vetëm për disa zhanre

Po, duket se i kanë rënë pikës. Përfitimet e marra gjatë leximit 30 minutësh janë hasur vetëm tek ata që lexojnë trillime, poezi ose prozë letrare. Në fakt, i njëjti studim tregoi se këta subjekte kishin 23% më pak gjasa të vdisnin midis vitit 2001 e 2012, në krahasim me ata që lexonin vetëm gazeta apo revista.

Rregulla të ndryshme për të rinjtë

Duket se për të rinjtë ndryshon disi rregulli. Një listë që përmban udhëzime hartuar nga Universiteti i Shqipërisë, i rekomandon fëmijët dhe adoleshentët që leximit të përditshëm t’i kushtojnë një hapësirë kohore prej 15 deri në 20 minuta në ditë.

Leximi i shpejtë mund të ketë përfitimet e veta

Sipas studimeve, lexuesi mesatar amerikan lexon 300 fjalë në minutë dhe kjo nuk ndikon absolutisht në kuptimin e një teksti. Mandej, i njëjti studim u krye duke shqyrtuar leximin e mediave të tjera, si bloget, gazetat, revistat dhe e-mailet. Megjithatë, nga verifikimi i fundit thuhet se për një asimilim të saktë të përmbajtjes duhen mesatarisht dy orë në ditë

Morali i fabulës: lexoni çdo ditë!

Nëse lexoni 30 minuta në ditë apo më shumë se dy orë, e rëndësishme është që t’i përkushtoheni çdo ditë leximit. Përfitimet janë ilustruamr më së miri: leximi përmirëson si inteligjencën, ashtu edhe emocionet, zvogëlon stresin dhe u lejon lexuesve, mesatarisht, të jetojnë më gjatë se ata që nuk lexojnë.

(Marrw ngaLibreriamo.it)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN