MENU
klinika

Reagimi i klubit korçar

Skënderbeu përgënjeshtron lajmin për CAS

14.11.2018 - 21:38

Klubi i Skënderbeut ka reaguar menjëherë pas lajmit se klubi korçar nuk ka apeluar çështjen e dënimit në CAS-in e Lozanës. “Është qesharake të dëgjosh se pas atij dënimi me ‘vdekje’ që na dha UEFA, ne nuk kemi apeluar në CAS” – është shprehur presidenti Ardjan Takaj.

“Nuk është aspak e vërtetë ajo çfarë thuhet. Ne e kemi apeluar çështjen duke respektuar afatet ligjore. Madje mund t’ju them se korrespodencën e fundit me CAS e kemi pasur jo më larg se një javë më parë.

Tashmë po presim ditën e gjyqit, që është në dorë të CAS-it, teksa ky organ nuk pyet askënd se kur do të bëj procesin. Thjesht jemi në pritje…” – ka shtuar Takaj.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

“Duke marrë shkas nga lajmi i shpërndarë në mediat online, KF Skënderbeu siguron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se klubi ka apeluar vendimin e UEFA-s në CAS dhe jemi duke pritur datën e seancës dëgjimore.

Dokumenti i publikuar më poshtë i përket datës 29 tetor dhe është letërkëmbimi i fundit mes palëve në proces, dokument i cili hedh poshtë pretendimin e mediave vizive dhe online se në CAS nuk ka një apelim nga KF Skënderbeu.

Shprehim publikisht indinjatën dhe zhgënjimin tonë karshi qarqeve të caktuara të cilat vijojnë të ‘luftojnë’ klubin tonë me qëllim destabilizimi duke keqinformuar qëllimisht opinionin publik.

KF Skënderbeu siguron mediat dhe sportdashësit bardhekuq se do t’i shkojë deri në fund kësaj cështje për të zgjidhur dhe zbardhur të vertetën e këtij lajmi dashakeq karshi klubit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN