Menu

Kriza e ekonomisë fqinje

Spanjollët janë bërë më të pasur se italianët

08.11.2018

Spanjollët janë bërë më të pasur se italianët, që është tregues optimist për rimëkëmbjen e ekonomisë spanjolle dhe një shenjë shqetësuese për Italinë, ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, që ndodhet në një ngërç politik. Produkti i Brendshëm Bruto për frymë i Spanjës e kaloi atë të Italisë në vitin 2017, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që krahason vendet në bazë të paritetit të fuqisë blerëse. Fondi projektoi gjithashtu se Spanja do të jetë 7% më e pasur se Italia në 5 vitet e ardhshme. Një dekadë më parë, Italia ishte 10% më e pasur, në bazë të të njëjtit krahasim.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Të dhënat dhe parashikimet tregojnë një ndryshim të mprehtë të këtij statusi, për dy ekonomitë që janë goditur ashpër nga kriza ekonomike e Eurozonës në dekadën e fundit. Ndërkohë që Spanja është një nga vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në Bashkimin Europian, Italia ka mbetur mbrapa.

Deri në vitin 2023, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se disa vende lindore si Sllovakia dhe Republika Çeke, pritet gjithashtu të bëhen më të pasura se Italia, bazuar në PBB për frymë.

Briber

Stanjacioni i Italisë është një nga shkaqet kryesore të ndasive politike në vend, ndërkohë që votuesit kanë humbur besim te aftësitë e partive tradicionale, për të krijuar vende pune dhe rimëkëmbur ekonominë.

Partitë populiste rezultuan fituese në zgjedhjet e përgjithshme të muajit Mars. Performanca e dobët e Italisë dhe në veçanti niveli i lartë i borxhit, që është i dyti më i madh në Eurozonë pas Greqisë, shihen si rreziqe për zonën e valutës së përbashkët.

Ekonomia e Italisë është tashmë vetëm pak më e madhe se ç’ka qenë në vitin 2000, ndërkohë që vendet e tjera kryesore të Bashkimit Europian, janë rritur me 25% ose më shumë. Prodhimi total i Spanjës është 35% më i madh se ç’ka qenë në vitin 2000.

Të dhëna të tjera nga OECD, tregojnë se Italia është një nga ekonomitë që nuk e ka arritur ende nivelin e para krizës, kryesisht prej popullsisë në plakje të shpejtë, produktivitetit të ulët, burokracive të mëdha dhe borxhit të lartë shtetëror.

Në vitin 1997, Italia ishte ekonomia e 18 më e pasur në botë matur në PBB për frymë. Deri më tani ka rënë me 15 pozicione dhe sipas FMN, deri në vitin 2023, Italia pritet të mbajë vendin e 37.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN