MENU
klinika

Edicioni i 10-të

Struga fiton përsëri Kupën “Pavarësia”

28.11.2018 - 15:00

Ka përfunduar Kupa e Pavarësisë e zhvilluar në qytetin e Korçës. Pjesëmarrëse në këtë event ishin ekipi i Strugës nga Maqedonia, Otrant nga Ulqini, 2 Korriku nga Prishtina dhe vendasit e Skënderbeut.

Takimi i parë me Strugës dhe Skënderbeut ka përfunduar me rezultat 1-0. Më pas janë ndeshur Otrant dhe 2 Korriku, ku janë dashur penalltitë për të përcaktuar fituesin, që ka qenë ekipi nga Ulqini.

Finalja mes Strugës dhe Otrant i ka shkuar struganëve, që bëhen për herë të dytë fituesit e kësaj kupe. Goli i fitores është shënuar nga Lloga në minutën e tetë të takimit.

kupa pavaresia
kupa pavaresia

Ekipi “Fair Play” u vlerësua 2 Korriku ndërsa Çmimi i Lojtarit më të mirë të turneut shkoi për Nijaz Lenën e Strugës. Ishte edicioni i 10-të i këtij turneu që organizohet për cdo vit me rastin e 28 Nëntorit. Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë qenë qytetet pritëse më parë, ndërsa dy vitet e fundit Korça.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN