MENU
klinika

“Siguria, prioritet”

Stuhia anulon koncertin e Dua Lipës në Abu Dhabi

13.11.2018 - 17:29

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte zgjedhur për të mbajtur një koncert, i cili do të shënonte përvjetorin e parë të muzeut Louvre Abu Dhabi, por ai u anulua për shkak të stuhisë së madhe të shiut.

Dua Lipa duhej të performonte në muze, por pas erërave të forta dhe shiut që përfshiu Abu Dhabin, koncerti nuk u zhvillua.

Për shkak të motit aktual të keq në Abu Dhabi, ne kemi anuluar koncertin e Dua Lipës. Shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë është prioriteti ynë,“-thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të muzeut në Twitter.

Ndërsa fansat duhet të ruajnë biletat e tyre deri në një njoftim të dytë për zhvillimin e koncertit. Gjithashtu edhe Dua bëri njoftimin me anë të një postimi në Instagram.