MENU
klinika

Legjenda Usain Bolt

“Sukseset? Nuk kam bërë seks para garave”

12.11.2018 - 18:40

Ish-atleti xhamajkan Usain Bolt, fitues i 8 medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, ka rrëfyer sekretin e suksesit të tij, duke qenë një legjendë e sportit të “mbretëreshës”.

Në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, atleti tha: “Gjithnjë kam evituar të bëja seks para eventeve të mëdha. Fillimisht kam bërë një provë, duke bërë seks para garave dhe rezultati ishte një katastrofë. Nuk isha asgjëkundi në pistë”, tha Bolt.

32-vjeçari xhamajkan, që kërkon të nisë një karrierë si futbollist, më tej sqaron: “Bashkë me trajnerin vendosëm të zbatojmë një skemë të re, pasi isha i ri dhe kisha nevojë të dëfrehesha.

Sistemi që përdorëm dha rezultat në pistë, por edhe unë argëtohesha. Para eventeve të mëdha evitoja seksin dhe më pas argëtoheshim të gjithë”, – u shpreh Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, rekordmen në garat e 100 dhe 200 metrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN