21.11.2018 - 08:48
Në festën e ditëlindjes së Profetit Muhamed, të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga një sulm kamikaz në Afganistan.
Ngjarja ka ndodhur në Kabul, ndërsa nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe 75 persona të tjera, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Mediat raportojnë se shpërthimi ndodhi në një sallë, ku po festohej ditëlindja e Profetit Muhamed.
Dëshmitarët thanë se kishte rreth një mijë persona brenda sallës kur ndodhi shpërthimi.
Në festë kishte klerikë dhe studiues fetarë, të cilit ishin mbledhur pasi ditëlindja e Profetit Muhamend është një festë kombëtare në Afganistan.